
On September 16, KLP will open the race for SPAK leader, as Arben Kraja's term ends on December 18, 2022.
There are four candidates vying for this position and according to the head of the KLP, Alfred Balla, the criterion of being a good prosecutor is not enough, but he must also be a good manager.
Altin Dumani, who is currently the deputy of Arben Kraja, Klodian Braho, Edvin Kondili and Adnan Xholi, who was appointed to SPAK in July 2021, are the candidates who are being approached.
CNA.al po sjell më poshtë një profil të tyre në aspekin pasuror por edhe profesional.

Prokurori Braho në nisje të karrierës së tij në Berat, rezulton i varfër dhe më vonë, në vitin 2010 ka nisur ta marrë veten ekonomikisht.
Thënë ndryshe ka shtuar të ardhurat dhe është bërë me apartament në Tiranë. Pasi mund të thuhet se është rehatuar si prokuror por edhe si profesor në universitet private.
Bashkëshorja e tij, punon në Hipotekën e Tiranës, dhe rezulton me një pasuri modeste.
Klodian Braho është prokurori që firmosi arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka në vitet 2013-2017 për aferën korruptive të inceneratorëve.
Klodian Braho ka hetuar edhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe ka çuar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2016, Klodian Braho është dekretuar si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Paralelisht me punën si prokuror, Braho është angazhuar edhe në mësimdhënie apo si ekspert në Shkollën e Magjistraturës.

Emri i Altin Dumanit është lakuar në kohën kur punonte në Prokurorinë e Apelit, pasi ka rënë pre e përgjimeve.
Në media u raportua se ai ishte mbajtur për disa ditë në survejim të plotë nëpëmjet një mekanizmi elektronik GPS dhe një laptopi.
Personi që kishte ngritur dhe kishte projektuar e financuar këtë skemë survejimi ishte një 26 vjeçar, kushëriri i ish-prokurorit të Tiranës Aleksandër Plepi, cili ishte arrestuar nga kolegu i tij Altin Dumani.
Pasuria e Dumanit ngjason me atë të një agjencie imobiliare e cila sapo ka nisur biznesin.
Ajo që vërehet pa kaluar në një përllogaritje, është se ka një ndryshim rrënjësor nga pasuria fillestare e vitit 2004 deri tek pasuria që ka deklaruar për vitin 2016.
Dumani është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë.
Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Prokurori Edvin Kondili ishte një nga prokurorët rebelë që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e ish kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Kondili ka pasur një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas. Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.
Sa i përket pasurisë, Kondili, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes.
Pasuri të patundshme ai ka deklaruar vetëm një apartament të blerë në vitin 2011, i cili ka kushttuar 70 mijë euro. Si burim ai deklaron 60 mijë euro kredi. Në vitin 2014 bashkëshortja e tij ka marrë 10 mijë euro hua nga i vëllai. Në 2015, ka blerë një automjet, benz, 500 000 lekë.

Prokurori Adnan Xholi ishte i zgjedhuri i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku si pjesë e ekipit të saj.
Në janar të vitit 2018 me ndryshimet e kryera në organin e akuzës nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, prokurori Xholi u emërua në krye të Drejtorisë Gjyqësore.
Prokurori Xholi, njihet edhe si prokurori që urdhëroi arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Kjo i përket aspektit profesional, ndërsa sa i përket aspektit pasuror, edhe prokurori Adnan Xholi rezulton pas shtëpi dhe me kredi.
Sipas Birn, Adnan Xholi ka deklaruar një pasuri familjare me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003, viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë. Referuar deklaratës së parë, Xholi nuk dispononte prona të patundëshme ndërsa pasuria e tij përbëhej nga një autoveturë me vlerë 300 mijë lekë e siguruar me të ardhurat nga paga.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Prokurorit Xholi ishte 11.9 milionë lekë, me një rritje 40 herë nga deklarimi i parë. Kjo pasuri përbëhet nga një apartament i blerë me kredi në vitin 2005, likujditete në bankë në masën 3.8 milionë lekë dhe likujditete kesh në masën 16 milionë lekë. Xholi disponon edhe automjete me vlerë 1.1 milionë lekë.
Për periudhën deklaruese 2007-2017, Xholi dhe familjarët e tij kanë eklaruar të ardhura totale në masën 27 milionë lekë, nga të cilat, afro 20 milionë lekë janë të ardhurat nga paga të prokurorit dhe 5.7 milionë lekë nga paga e bashkëshortes./CNA.al
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, in a meeti...
After the queues of passengers at the border points of Kak...
After the continuous attacks that the country faced throug...
Albania has been hit by another cyber attack from Iran. Th...
Prime Minister Edi Rama announced that Iran attacked the T...
Analyst Shpëtim Nazarko has commented on the economic situ...
Javën që vjen Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë ga...
The businessman Gjergj Luca, by means of a subtle humor, w...
Shkodra është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë n...
A few days ago, Prime Minister Edi Rama reacted for the fi...
Në pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë ka rënë ...
Former prosecutor, lawyer Besnik Muçi has commented on the...
The city of Shkodra woke up flooded today, as a result of ...
Lawyer Spartak Ngjela has evaluated the attitude of Ku...
In the last 30 years, the Artificial Lake Park in Tira...
The new head of the State Police, Muhamet Rrumbullaku, has...
The High Prosecution Council has started preparations ...
The IT expert, Besmir Semanaj stated that Microsoft's ...
The Transparency Board has changed prices for basket produ...
Prime Minister Edi Rama has warned that the action for...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...