web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalimi i Berishës/ Adriana Kalaja për CNA TV: Vendimi ekstrem, dosje pa themel

2024-01-19 14:51:00, Aktualitet CNA
Ndalimi i Berishës/ Adriana Kalaja për CNA TV: Vendimi ekstrem, dosje
Adriana Kalaja

Në një intervistë për CNA Tv, avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja, u ndal tek protestat pranë banesës së ish-kryeministrit Berisha, pas vendosjes së masës së sigurisë ndaj tij.

Ajo e quajti vendimin e GJKKO-së ekstrem dhe pabazuar në fakte. 

"Vendimi ishte shumë ekstrem, me urdhër poltik. Ishte një vendim diskriminues për vetë mënyrën si janë zhvilluar hetimet pa hetime deri më sot. Mënyra si është ngritur ajo dosje pa themel. Iku koha kur me opozitën bëje pazare, ku foltorja e PD përdorej vetëm për të vënë gjoba Lulzim Basha, familja e tij dhe të gjithë ata që i shërbejnë. Gjithë qytetarët shqiptarë duhet të ndjejnë te PD opozitën e vërtetë, opozitën e cila do të jetë në krah të tyre, jo vetëm për të rrëzuar regjimin, por për ta kthyer edhe njëherë Shqipërinë e sukseseve të jashtëzakonshme", u shpreh ajo. 

Kujtojmë se protestat kanë nisur prej vendosjes së Berishës në "arrest shtëpie", ku i është lejuar komunikimi vetëm me personat që bashkëjton.

Megjithatë kjo nuk e ka ndalur ish-kryeministrin të mbajë çdo ditë fjalim nga ballkoni i banesës së tij./CNA 

 

 





Lajmet e fundit nga