web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DEA, në luftë kundër drogës dhe pastrimit të parave në Shqipëri/ Apel qytetarëve

2024-01-19 10:16:00, Aktualitet CNA
DEA, në luftë kundër drogës dhe pastrimit të parave
Foto ilustruese

DEA vijon luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

Përmes Ambasadës së SHBA-së, DEA iu bën apel individëve që kanë informacion në lidhje me trafikun dhe pastrimin e parave të pista të ndajë inforamcionin dhe garantojnë se të dhënat e tyre do të mbahen të fshehta.

Ambasada bën me dije se SHBA janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga