web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra e Lushnjes, shtyhet gjyqi ndaj Laert Haxhisë, dëshmitari refuzon thirrjen në GJKKO

2023-10-12 14:06:00, Aktualitet CNA

Masakra e Lushnjes, shtyhet gjyqi ndaj Laert Haxhisë, dëshmitari

Të enjten është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj Laert Haxhisë.  Shkak është bërë mungesa e dëshmitarit të fundit të akuzës Arsen Xhuti. 

Sipas gjykatës vetë i arrestuari që ndodhet me Greqi ka refuzuar të marrë njoftimin për seancën nga oficeri i kontaktit, por gjykimi do të vazhdojë në mungesë të tij. 

Ky vendim ka shkaktuar debat në seancë me avokatin Detar Hysi i cili ka pretenduar se nuk mund të vazhdoje mbrojtjen pa miratimin e klientit pasi ishte zgjedhur vetem nga babai i tij.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet në 19 tetor ora 14:00 ku do të njoftohet edhe njëherë dëshmitari i akuzës./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga