"He has laid time mines"/ Former police director: Ardi Veli's resignation will be demanded, he has made rounds with the implicated officers
The former director of the Police, Shemsi Prençi, has ...

Vendimi i Komisionit për konfirmimin gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani konsiderohet nga Komisionerja Publike, Irena Nino se nuk është në pajtueshmëri të plotë me gjendjen e fakteve dhe provave të administruara për të arritur nivel të besueshëm.
Komisionerja Publike, Irena Nino ushtroi ankim të mërkurën kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Vendimi për lënien në detyrë të Pollozhanit u mor më 24 korrik 2023 nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Burnilda Bekteshin, që konkludoi se pasaktësitë në deklarimet e pasurisë ishin të pamjaftueshme që të sillnin penalizim, ndërkohë që u çmua se arrin nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe kualifikues për profesionalizmin.
Por, komisionerja Nino çmon se vendimi për konfirmimin e Pollozhanit përmban shkaqe ligjore për t'u paraqitur për shqyrtim në Kolegj nëpërmjet ankimit, pasi nuk është në pajtueshmëri të plotë me gjendjen e fakteve dhe provave të administruara në fashikull për krijimin e bindjes se subjekti i rivlerësimit arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë. Në përfundim ajo kërkon shkarkimin e tij.
Nino ka ngritur shkaqe ndaj konkluzioneve të KPK në kriterin e pasurisë. Pollozhani ka deklaruar se në vitin 2016 ka nënshkruar kontratën përfundimtare për blerjen e një apartamenti me burim të ardhurat e siguruara nga shitja e apartamentit të mëparshëm. Sipas tij, apartamenti i shitur është porsitur nga bashkëshortja në vitin 2007, kur dhe është kryer pagesa – përpara se të fillonte bashkëjetesa dhe të lidhej martesa.
Në përfundim të hetimit administrativ paraprak, Komisioni ka konstatuar se dukej se familja e bashkëshortes së subjektit nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme të provuara me dokumentacion ligjor për të justifikuar pagesën e apartamentit të porositur në vitin 2007 dhe i ka kaluar barrë prove Pollozhanit për këtë gjetje.
Subjekti ka kontestuar të ardhurat e përllogaritura nga Komisioni dhe i ka qëndruar pretendimit të bërë gjatë hetimit administrativ se nuk mund të ngarkohet me detyrimin për të justifikuar ligjshmërinë e të ardhurave, të cilat kanë shërbyer për shlyerjen e çmimit të blerjes së kësaj pasurie, për sa kohë është porositur e paguar para lidhjes së martesës dhe para fillimit të bashkëjetesës. Ai ka theksuar se nuk ka asnjë lidhje apo kontribut në blerjen e apartamentit në 2007-ën.
Pasi ka marrë në konsideratë prapësimet e subjektit, KPK ka çmuar se problemet e konstatuara në vlerësimin e të ardhurave të deklaruara si burim krijimi i kësaj pasurie nuk janë të mjaftueshme për të arritur në konkluzionin se Pollozhani ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë që të mund të sillnin penalizim. Në arritjen e këtij konkluzioni, KPK është bazuar edhe në aplikimin e parimit të proporcionalitetit, duke vënë në balancë rrethanat e konstatuara për këtë pasuri të krijuar para martese në mungesë të kontributit financiar nga subjekti, si dhe në mosevidentimin e ndonjë të dhëne tjetër për deklarim të rremë apo fshehje.
Komisionerja Nino vlerëson ndryshe. Ajo i cilëson shpjegimet e Pollozhanit jo bindëse dhe vlerëson se ai nuk ka arritur të kundërshtojë barrën e provës.
Në vijim, Komisionerja Publike analizon rrethanat në të cilat mbështet konkluzionin e saj. Sipas Ninos, subjekti ka deklaruar se është njohur me bashkëshorten në fundvitin 2005, ndërsa njohja familjare është kryer në mars të vitit 2007. Ndërsa bashkëshortja e Pollozhanit ka deklaruar ndër të tjera se pasi ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe është fejuar, në fillim të vitit 2007 prindërit i kanë dhuruar pjesën kryesore të të ardhurave që kanë bërë të mundur blerjen e apartamentit nga ana e saj.
Nino vëren se subjekti rezulton bashkëpronar me pjesë takuese 50% në apartamentin që familja e tij disponon aktualisht, që është krijuar vetëm me të ardhurat e nga shitja e apartamentit të mëparshëm të blerë nga bashkëshortja me të ardhurat e familjes së saj.
Ndërkohë, ka rezultuar se kontratat e apartamentit të mëparshëm janë nënshkruar nga subjekti dhe bashkëshortja, duke qenë të vetmit pronarë të ligjshëm. “Në asnjë nga aktet ligjore të administruara nuk rezultojnë si palë kontraktore familjarët e familjes ***. Gjithashtu rezulton se subjekti i rivlerësimit ka realizuar të ardhura nga kjo pasuri, të cilat në vijim janë burimi kryesor i krijimit të pasurive të deklaruara nga subjekti dhe personi i lidhur me të, në Deklaratën ‘Vetting'”, thekson Nino.
Sipas saj, këto fakte përcaktojnë detyrimin e subjektit për justifikimin e të ardhurave të ligjshme që kanë shërbyer për blerjen e apartamentit në vitin 2007. Nino vlerëson se të ardhurat e pretenduara nga subjekti se kanë shërbyer për blerjen e apartamentit të parë mbeten në nivel deklarativ dhe nuk provohet ligjshmëria e tyre.
Komisionerja Publike vlerëson gjithashtu, se nuk qëndron as pretendimi i Pollozhanit mbi pamundësisë objektive për të siguruar dokumentacion provues për ligjshmërinë e të ardhurave të familjes së origjinës së bashkëshortes, me arsyetimin se ai nuk solli ndonjë dokument mbështetës, që të justifikonte ekzistencën e një pamundësie objektive apo të provonte se dokumenti nuk gjendet, është dëmtuar apo zhdukur.
Në përfundim, Nino çmon se për apartamentin e blerë në vitin 2016, Pollozhani rezulton të ketë kryer deklarim të pasaktë dhe se ndodhet në kushtet e pamjaftueshmërisë së burimeve të ligjshme për të justifikuar këtë pasuri.
Subjekti ka shënuar në deklaratën “veting” likujditete cash në shumën 1 milion lekë, me burim kursimet familjare nga pagat.
Komisioni ka konstatuar se subjekti dhe bashkëshortja kanë vetëdeklaruar kursime deri në fund të vitit 2015, si dhe kanë realizuar të ardhura për vitin 2016, që duket se mundësojnë plotësisht disponimin e gjendjes së likuiditeteve cash në shumën prej 1 milion lekësh. Por, nga ana tjetër, ka konstatuar dhe i ka kaluar subjektit barrën e proves për gjetjen se duket se, të ardhurat të cilat kanë shërbyer për krijimin e kësaj shume, kanë si burim edhe fondet e kthyera nga shoqëria ndërtuese që janë pjesë e vlerave të paguara nga bashkëshortja në shtator të vitit 2007 për porositjen e apartamentit.
Megjithatë, në përfundim është konkluduar se subjekti ka pasur mundësi për krijimin e gjendjes cash të deklaruar.
Nino çmon se ky konkluzion i KPK nuk gjen referencë në dispozitat kushtetuese e ligjore apo në jurispudencën e KPA-së.
Ajo vëren se edhe nga Komisioni është konstatuar se në deklaratat periodike vjetore për vitet 2006-2015 nuk janë deklaruar shtesa apo pakësime të likuiditeteve cash. “[…]Referuar dhe jurisprudencës së Kolegjit mbi trajtimin e likuiditetit cash, për sa kohë subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar në deklaratat periodike vjetore shtesa dhe pakësime të këtyre likuiditeteve cash, pretendimet e tij gjatë hetimit administrativ, se ka disponuar likuiditete cash, mbeten në nivel deklarativ. Në këto kushte, këto kursime të pretenduara të padeklaruara, nuk mund të kenë shërbyer si burim të ardhurash të ligjshme për mbulimin e shpenzimeve të arredimit dhe krijimit të likuiditeteve cash, në shumën 1.000.000 lekë, në fund të vitit 2016”, arsyeton Nino dhe shton se, nëse nuk përfshihen në analizë likujditetet cash të pretenduara nga subjekti, atëherë ai rezulton me pamjaftueshmëri financiare në shumën rreth 1.2 milion lekë në vitin 2016.
Në vijim, Komisionerja Publike konstaton se Pollozhani ka bërë deklarim të pasaktë lidhur me shpenzimet e mobilimit, pasi në deklaratën “veting” ka shënuar shpenzime mobilimi në vlerën 1 milion lekë dhe 10 mijë euro, ndërsa në deklaratat periodike vjetore dhe gjatë hetimit administrativ ka deklaruar shpenzime mobilimi në vlerën 400 mijë lekë dhe 10 mijë e 336 euro në vitin 2015, si dhe 1 milion lekë në 2016-ën.
Nisur nga arsyetimi i Ninos se subjekti dhe bashkëshortja nuk justifikojë me burime financiare të ligjshme apartamentin, ajo shton se kjo situatë afekton dhe ligjshmërinë e shumës 10 mijë 336 euro, të deklaruar si burim krijimi për arredimin e vitit 2016.
“Rezulton se subjekti i rivlerësimi ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kursimet cash ndër vite, si rezultat dhe deklarim të pamjaftueshëm lidhur me shpenzimet e mobilimit në shumën 1.000.000 lekë, në vitin 2016”, citohet në ankim.
Po ashtu, Nino konstaton se Pollozhani ka bërë deklarim të pasaktë dhe kontradiktor lidhur me shpenzimet e mobilimit, pasi ka deklaruar vlera dhe burime të ndryshme lidhur me këto shpenzime. Ajo vlerëson se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për këto shpenzime.
Në përfundim, Komisinerja Nino kërkon që vendimi i Komisionit të ndryshohet dhe gjyqtari Ervin Pollozhani të shkarkohet nga detyra.
The former director of the Police, Shemsi Prençi, has ...
Gazetari Arian Çani ka zbuluar lojën e kryeministrit E...
The opposition and the majority have agreed on a joint dra...
Ervin Hodo është larguar nga detyra e tij si drejtor i Pol...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit R...
Tirana's incinerator is one of the biggest corrupt aff...
A 17-year-old man was arrested and taken to the Police...
After the denunciations in the media and by CNA regarding ...
Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë bllof deputetët socialistë ...
The State Police has announced a series of rules that ...
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje SPAK-ut që hetim...
The economy expert, Brisilda Shehaj, in an interview f...
Journalist Elvi Fundo in an interview for Syri TV with Son...
Gazetari Elvi Fundo vijon të denoncojë aferën e shekullit,...
Journalist Elvi Fundo has stated that individuals and ...
Former MP Belind Kelliçi spoke in an interview about t...
“Kocka” e duhur për Evi Kokalarin Evis Angelakis apo Evis...
The opposition and the majority have agreed on a joint...
State Police, action plan for the international footba...
Policia e Shtetit ka njoftuar se është shtyrë afati i ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...