web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari flet me emra/ “3 deputetë socialistë dhe ministra të lidhur me njerëzit e inceneratorëve”

2023-10-11 18:52:00, Aktualitet CNA

Gazetari flet me emra/ “3 deputetë socialistë dhe ministra

Gazetari Elvi Fundo vijon të denoncojë aferën e shekullit, atë të inceneratorëve dhe të zbulojë detaje të reja në lidhje me njerëzit e inceneratorëve.

I ftuar në emisionin “Task Forcë” me Sonila Meçon ka bërë deklaratën e fortë duke thënë se 3 deputetë socialistë dhe ministra të cilët kanë qenë pjesë e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët kanë kontakte të drejpërdrejta me njerëzit e inceneratorëve.

Gazetari nënvizon se ata kanë mashtruar dhe kanë manipuluar në atë komsion hetimor parlamentar dhe për këtë duhet të përgjigjen para ligjit.

Nëse SPAK do t’i shkojë deri në fund ka depuetë të caktuar apo minsitra që janë të përfshirë direkt dhe indirekt në kontakte me njerëzit inceneratorëve vetë apo familjarë të tyre.  

Nëse SPAK do të shkojë deri në fund, do shohë që deputetë të komisionit parlamentar janë të përfshirë direkt dhe indirekt në kontakte.

Elisa Spiropali është e përfshirë drejtpërdrejt përmes bashkëshortit nëpërmjet matësave të ujit”, tha Fundo./ CNA





Lajmet e fundit nga