web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ferhati ngre “alarmin”/ “Policia e përfshirë në krim, fenomen në rritje”

2023-10-11 15:17:00, Aktualitet CNA

Ferhati ngre “alarmin”/ “Policia e përfshirë në

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar deklaratat e ministrit të Brendshëm Taulant Balla për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit.

Gazetari është shprehur se, pastrimi nuk po dndodh nga institucioni por është SPAK i cili po heton oficerët e policië.

Ferhati ka ngritur “alarmin” se përfshirja e oficerëve të policisë me krimin është një fenomen gjithnjë e në rritje dhe është momenti për të bërë filtrim.

Pastrimi nuk po ndodh nga institucioni por është SPAK që po heton. E kemi thënë se çfarë do të ndodhë me Metamorfoza 2.

Nuk është se Gëzim Çela është oficeri i parë që ka shkelur betimin, ky është fenomen në rritje.Pak ditë më parë një ish oficer u dënua me 8 vite burg, një oficer që kishte patur rezultate të shkëlqyera u arrestua me snajper. Mund të kemi dhjetëra raste dhe oficer të tjerë që janë ndalur për trafik droge.

Personat që kanë përdor aplikacionin Sky dhe Enchrochat  e kanë përdor për qëllime kriminale. Në këtë aplikacion kontigjentët kryersor janë ato të krimit. Të gjithë ato që kanë patur këtë aplikacion do kenë hesape me drejtësinë. Lidhjet e Gëzim Çelës mund të jenë edhe më lart. Duhet të kesh lidhje dhe kanale të larta”, tha Ferhati./ CNA





Lajmet e fundit nga