The scandal with the incinerator in Tirana/ Lucky that there was no fire like in Elbasan
Tirana's incinerator is one of the biggest corrupt aff...

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Postën Shqiptare e në vijimësi të projektit Retro Albania, koleksionit shqiptar të mjeteve historike si pjesë e trashëgimisë së Automotorizimit Shqiptar dhe zhvillimit të saj, në jubileun e 110 vjetorit të Pullës Postare Shqiptare, zbuloi sot një koleksion të shumëpritur të pullave postare me tematikë automotive.
Një takim që mblodhi së bashku entuziastë, koleksionistë dhe adhurues të automobilave dhe pullave postare në ambientet e Muzeut të Pullës Shqiptare për të dëshmuar këtë moment historik.
Koleksioni i pullave postare me temë automobilistike, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të DPSHTRR dhe Postës Shqiptare për të nderuar dhe vënë në pah aspekte të ndryshme të kulturës dhe trashëgimisë kombëtare. Automjetet e përzgjedhura për të qenë pjesë e pullave postare janë ato që kanë lënë një ndikim në historinë e automotorizimit shqiptar, të cilat për nga karakteristikat e zhvillimeve historike të vendit tonë nuk janë të shumta dhe si të tilla duhet të jemi të kujdesshëm t’i ruajmë më së miri në memorien e gjithësecilit prej nesh.
Ndër mjetet e paraqitura në këtë koleksion të veçantë janë modelet klasike dhe ikonike të tilla si: Autovetura e parë e cila ka hyrë në Shqipëri e modelit FIAT;
• Automjeti Fiat 508 C “Balilla 1100” (Fiat 1100) e përdorur nga ish-diktatori Enver Hoxha përgjatë Luftës së Dytë Botërore;
• Motori me kosh DNEPR M-72 pjesë e flotës ushtarake;
• Kamioni GAZ-69 i cili ka qenë pjesë e flotës ushtarake të Shqipërisë;
• ZIS 110 limuzinë sovjetike e cila ka qenë pjesë e flotës së mjeteve të Parkut të Delegacioneve;
• Fiat 900T mjeti i përdorur nga policia në kohën e regjimit;
• Skoda 701MT, modeli i kamionit me të cilin Z. Ylli Bodinaku përplasi murin e Ambasadës Gjermane në Tiranë më 2 Korrik 1990. Ky kamion, sot nuk është një monument historic pasi nuk u ruajt. Kur Bodinaku, shoferi i tij historik, emigroi në Gjermani, Skodën e shkatërruan, duke humbur përgjithmonë një dëshmitare që e barti historinë mbi katër rrotat e saj;
• Skoda 706 RTO i cili ka shërbyer si mjet i transportit publik në Shqipëri;
• Zjarrëfiksja JIEFANG CA10 e cila i ka shërbyer ushtrisë shqiptare.
Koleksionistët e pullave postare dhe entuziastët e mjeteve me vlerë historike pritet të jenë të entuziasmuarit në linjën e parë të këtij publikimi. Këto pulla shërbejnë jo vetëm si elementë të dërgimit të postës por edhe si koleksione të dashura me vlerë për çdo portofol koleksionuesi.
Përgjatë eventit, Z. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR së bashku me Z. Ardit Demiri, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare shprehën entuziazmin për këtë koleksion unik të pullave duke theksuar rëndësinë e pullave me temë automobilistike dhe kontributin e tyre në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Nga Tetori 2023, pullat me temë automobilistike janë të disponueshme për t’u blerë në Zyrat Postare në të gjithë vendin, ku cilido që do të dërgojë një postë ndryshe përzgjedh ato me mjetet historike shqiptare. Lançimi i kësaj serie pullash me temë automobilistike është nderim për historinë e automotorizimit shqiptar dhe një xhevahir i shtuar i saj./ CNA
Tirana's incinerator is one of the biggest corrupt aff...
A 17-year-old man was arrested and taken to the Police...
After the denunciations in the media and by CNA regarding ...
Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë bllof deputetët socialistë ...
The State Police has announced a series of rules that ...
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje SPAK-ut që hetim...
The economy expert, Brisilda Shehaj, in an interview f...
Journalist Elvi Fundo in an interview for Syri TV with Son...
Gazetari Elvi Fundo vijon të denoncojë aferën e shekullit,...
Journalist Elvi Fundo has stated that individuals and ...
Former MP Belind Kelliçi spoke in an interview about t...
“Kocka” e duhur për Evi Kokalarin Evis Angelakis apo Evis...
The opposition and the majority have agreed on a joint...
State Police, action plan for the international footba...
Policia e Shtetit ka njoftuar se është shtyrë afati i ...
In the framework of "Pink October", the Ministry of He...
The Minister of the Interior, Taulant Balla, as part o...
Gazetari Eni Ferhati ka komentuar deklaratat e ministrit t...
The Deputy Prime Minister, at the same time the Minister o...
The former deputy prime minister Arben Ahmetaj has reacted...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...