“Mos bërtit”/ Murrizi replika me Eni Vasilin: Mos më ftoni, ky është toni im
Ish-deputeti Muslim Murrizi ka replikuar me moderatore...

Nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan alias Marjus Tafani, u zbulua se kreu i bandës së Lushjes, Laert Haxhia kishte planifikuar vrasjen e dy prokuroreve, Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi.
Pas kësaj dëshmie ka dalë me një reagim publik Komuniteti i Prokurorëve.
Në deklaratë thuhet se ngjarje të tilla nuk do të lëkundin aspak angazhimin e plotë të prokurorëve për vijimin e pandërprerë të ushtrimit të detyrës me kurajo, dinjitet, profesionalizëm dhe motivim.
Komuniteti i Prokurorëve shpreson që këto situata të shërbejnë si reflektim edhe për qytetarët, politikën, mediat e më gjerë, që sipas tyre shpërfillin publikisht normat e respektimit të magjistratëve, duke krijuar një klimë që frymëzon sulme personale për shkak të detyrës.
Reagimi i plotë:
Komuniteti i prokurorëve, ashtu sikurse edhe mbarë opinioni publik, është njohur ditët e fundit me rezultatet paraprake të një procedimi penal, të cilat tregojnë deri në këtë fazë të hetimit, se individë dhe grupe kriminale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore në vend, kanë ndërmarrë hapa konkretë në funksion të realizimit të planeve për eleminimin fizik të dy prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, për shkak të angazhimit të tyre në hetimin e veprave të rënda penale.
Duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin njerëzor për kolegët prokurorë, si dhe veçanërisht për anëtarët e familjeve të tyre, tek të cilët më së shumti rëndojnë padrejtësisht zhvillime të tilla, të vetëdijshëm për rolin dhe funksionin kushtetues të prokurorit, gjejmë rastin të shprehim përpara opinionit publik qëndrimin e unifikuar, se ngjarje të tilla nuk do të lëkundin aspak angazhimin e plotë të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë për vijimin e pandërprerë të ushtrimit të detyrës me kurajo, dinjitet, profesionalizëm dhe motivim, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të kujtdo që është subjekt i një vepre penale apo veprimtarie kriminale.
Duke konstatuar dhe vlerësuar maksimalisht shqetësimin e shprehur dhe solidarizimin masiv të opinionit publik në lidhje me rastin, jemi të sigurt se zhvillime të tilla vetëm sa e përforcojnë edhe më shumë qëndrimin dhe ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare për distancimin me indinjatë nga ata individë apo grupe kriminale që minojnë në përgjithësi rendin e sigurinë publike, apo zhvillimin e qenësishëm demokratik, social e ekonomik të vendit.
Shpresojmë që momente të tilla të shërbejnë si reflektim edhe për segmente të caktuara të jetës publike, politike, mediatike e më gjerë, të cilët, jo pak herë, shpërfillin publikisht normat bazë të respektimit të funksionit dhe figurës së magjistratit në një shoqëri demokratike, duke krijuar një klimë që frymëzon sulme personale ndaj magjistratëve, të lidhura ngushtësisht me detyrën.
Së fundmi, ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë aktorët e komunikimit publik në vend, që të kontribuojnë në ravijëzimin e një qasjeje të re më konstruktive dhe besimplotë karshi sistemit të drejtësisë, si premisa për garantimin dhe jetësimin e parimeve të një shteti të së drejtës./ CNA
Ish-deputeti Muslim Murrizi ka replikuar me moderatore...
Në Shqipëri sistemi shëndetësor vijon të përballet me prob...
Samiti i gjashtë Digjital i Ballkanit Perëndimor (SDBP), i...
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar në ...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e organizuar këtë t...
Në media qarkulloi sot një lajm se nga 1 janari i viti...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e organizuar këtë t...
Menjëherë pas Ambasadës së SHBA, Delegacioni i BE-së në Sh...
Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht kët...
Sipërmarrësi Gjegj Luca ka punësuar në biznesin e tij ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një reagim në lidhje ...
Sot me propozim të Drejtorit të Policisë Rrugore Altin Qat...
Ish-kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, është emëruar ...
Avokati Spartak Ngjela thotë se shteti duhet të marrë ...
Kardiokirurgu Edvin Prifti është renditur i dyti në li...
Një 43-vjeçar në Krujë ka rënë në prangat e policisë p...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë...
Ish-prokurorja Elizabeta Imeraj u shpreh në një interv...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-zëvendësministrin e S...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka tre...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...