web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje dhe pazare në tregun mediatik/ Irfanit i ikën besniku

2023-12-13 12:29:00, Aktualitet CNA
Lëvizje dhe pazare në tregun mediatik/ Irfanit i ikën besniku
Foto ilustruese

Prej gati 20 vitesh në mediat e Iran Hysenbelliut, Robert Rakipllari është larguar nga drejtimi i televizionit News 24 dhe Fokus Media Group për të shkuar drejt televizionit Kombëtar Top Channel. 

Irfan Hysenbelliu, pronari i televizionit News 24 ka qenë i shumë sulmuar kohët e fundit dhe gjithçka e ka quajtur një sulm politik, por në fakt e vërteta qëndronte se ai nuk paguante taksat dhe kishte probleme me shlyerjen e detyrimeve ndaj institucioneve shtetërore. 

Nga ana tjetër burime zyrtare i thanë CNA se Robert Rakipllari, benjamini i Hysebenlliut do të marrë drejtimin e Top Channel.

Të njëjtat burime i thanë CNA se Aleksandër Çipa, gazetari me përvojë do të jetë personi, i cili do të marrë drejtimin e News 24./CNA

 





Lajmet e fundit nga