
Irfan Hysenbelliu me kompaninë “Birra Korça” është “mbytur” në borxhe me institucionet shtetërore, me detyrime në lidhje me pagesat tatimore, detyrime të papaguara për sigurime shoqërore apo dhe taksa të tjera të papaguara.
Irfani është kapur në evazion fiskal nga Tatimet, pasi në kompanitë e tij janë kapur disa mjete me sasi birre më shumë sesa ishin të deklaruara në letra. Pas kësaj gjetje ka nisur edhe kontrolli për kompanitë “Birra Korça” dhe “Birra Tirana”.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, kompania “Birra Korça”, me numër NIPT-i, J64103004E, është miliarda lekë borxh në shtet.
Ndërsa me kompaninë “Birra Tirana", me numër NIPT-i, J61821051F, detyrimet e papaguara të Hysenbelliut kapin shifrën e rreth 3.9 miliardë lekëve.
Në total me dy kompanitë e birrave, Hysenbelliu është borxhli ndaj institucioneve shtetërore në vlerën e 6.3 miliardë lekëve.
Sipas Tatimeve, nëpërmjet mosdeklarimit të të ardhurave përllogaritet që Irfan Hysenbelliu me këtë kompani, t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm potencial prej 108 milionë lekësh tatime të shmangura.
Edhe pse është njoftuar nga tatimet për 1.7 miliardë detyrime, jo për gjoba por për vetëdeklarimet e tij, ai tashmë po përdor një betejë imagjinare me zëvëndëskryeministren Belinda Balluku.
Irfani sot ka vendosur “në shënjestër” Ballukun, dje kishte Ridvan Boden, pardje Shkëlqim Canin, më tej Ramën, Berishën e me radhë, e ndërkohe shtrihet barkazi në prehërin e Ilir Metës.
Hysenbelliu është biznesmeni që ndërton pa leje, nuk paguan taksa dhe më shumë sesa të justifikohet për bëmat e gjëmat e tij, ai duhet të shkojë të paguajë taksat e detyrimet që ka në shtet.
Nuk është as faji i ministrave të Financave, as drejtorëve të Tatimeve, e as i armiqve të tij imagjinarë, pasi ai është mësuar të mos paguajë taksa.
Irfani mjafton që të paguajë detyrimet e tij dhe të jetë në rregull me dokumentet, e nuk ka asnjë arsye që të sulmohet nga askush. Kur je në rregull, nuk qurravitesh, ashtu siç Irfani qurravitet në mediat e tij./CNA.al
Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit t...
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur disa pikëpyetje të forta d...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për sulmin ndaj “Top Channel”,...
Komisioneri europian Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varh...
Ish-kryetari, humbësi serial i PD-së, Lulzim Basha, ka...
Presidenti austriak Van der Bellen ka dhënë mesazhe pë...
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar sul...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë...
Ambasada britanike ka reaguar pas aktit kriminal ndaj ...
"Top Channel" ka reaguar në lidhje me sulmin me armë z...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhj...
OSBE ka dënuar me forcë sulmin kriminal ndaj Top Chann...
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belin...
Kapiteneria e Vlorës ka ndaluar lundrimin e anijeve të vog...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Ish-kryetari i PD-së, humbësi serial, Lulzim Basha, ës...
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka dën...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar në lidhje...
Qendra Europiane për Lirinë e Medias (ECPMF) ka reaguar në...
Autoriteti i mediave audiovizive (AMA) ka reaguar në lidhj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...