web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lefter Maliqi paraqitet sërish në SPAK

2023-11-14 10:54:00, Aktualitet CNA
Lefter Maliqi paraqitet sërish në SPAK
Lefter Maliqi

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi është paraqitur sërish mëngjesin e së martës në SPAK. 

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, është thirrur edhe më herët në SPAK në cilësinë e kallezuesit për zgjedhje vendore të 14 majit. 

Më 21 korrik dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të bashkisë, Kreshnik Hajdari, në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

Edhe pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë, ku u rinumëruan 18 kuti, Maliqi hodhi akuza për krime zgjedhore./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga