web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni

2026-02-02 12:39:00, Aktualitet CNA

Komisioni

Komisioni Xhafaj ka shkelur sërish ligjin. Pas inspektimit në Gjykatën e Korçës, paligjshmëria dhe shkelja flagrante e këtij komisioni ka vijuar sot me një inspektim në GJKKO dhe SPAK.

CNA po sjell pamjet ku shihet se si komisioni “Xhafaj” ndodhet në GJKKO dhe SPAK për të kryer të ashtuquajturin "monitorim" për sigurinë në institucionet e drejtësisë, si një kërkesë e bërë nga KLGJ pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

Këto lëvizje po kryhen në shkelje me ligjin nga komisioni Xhafaj. Gjykatat nuk janë institucione që monitorohen apo mbikëqyren nga Kuvendi. Nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore që i njeh Parlamentit të drejtën për të inspektuar veprimtarinë e gjykatave.

Sistemi gjyqësor ka organet e veta kushtetuese të kontrollit dhe mbikëqyrjes, si Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), të cilat janë të vetmet institucione të autorizuara për këtë qëllim.

Ashtu siç edhe e kemi përcaktuar më parë, edhe nëse pretendohet si një veprim "monitorues", për këtë çdo deputet apo komision është i detyruar të marrë mriatim në Konferencën e Kryetarëve.

Një miratim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të jepet, pasi gjykatat nuk përfshihen në listën e institucioneve që i nënshtrohen mbikëqyrjes parlamentare. Çdo vendim i kundërt do të ishte në kundërshtim të hapur me parimin e ndarjes së pushteteve.

Ky akt i kryer nga komisioni Xhafaj është një akt i paligjshëm dhe një skandal institucional dhe cenon pavarësinë e institucioneve të drejtësisë./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga