web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GJKKO lë në fuqi masën për Ilir Beqajn, ish-ministri: Rezerva për vendimin, kam bërë vetëm gjëra të mira

2023-11-20 13:16:00, Aktualitet CNA

GJKKO lë në fuqi masën për Ilir Beqajn, ish-ministri:

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe "ndalim i daljes jashtë shtetit", për akuzën "shpërdorim detyre", për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. për ish-ministrin Ilir Beqaj. 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi për mediat se ka bërë punë të mira në kohën kur ka drejtuar sistemin e shëndetësisë.

"Kam rezerva për vendimin. Jam në dispozicion të drejtësisë. Unë vazhdoj të besoj që çfarë kemi bërë në shëndetësi ka qenë një gjë e mirë. Për çështjen në fjalë bëhen në janar bëhen 8 vjet që hetohet. Në sallat e Shqipërisë kirurgët operojnë në kushtet sterile", u shpreh ai.

Lajmi në përditësim....

 





Lajmet e fundit nga