
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca po vijon me punën në projektin e tij madhështor, në zonën e ish Kombinatit, në Maliq të Korçës.
Sipërmarrësi do të ndërtojë një tjetër “Rozafa” dhe portën hyrëse të këtij “qyteti të ri” vendosi ta quajë "Porta e Nastradinit".
Së fundi biznesmeni i ka bërë lëmsh të gjithë teksa komenton mënyrën se si ka vendosur të radhisë flamujt e disa prej shtetëve fqinje të vendit tonë si dhe vendeve të Rajonit në hyrje të "qytetit të ri të Rozafës".

Sipërmarrësi rendit një për një shtetet duke nisur nga Turqia, Greqia, Serbia, Mali i Zi duke treguar edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me ta, dhe në fund e mbyll me flamurin e BE dhe mesazhin se synimi është që të gjithë të shkojmë drejt Europës.
“Ja dhe Porta e Nastradinit po mbaron po i vihet dera edhe rrumbullak s’kemi asnjë lloj gardhi.
Edhe flamujt i kemi vendosur, edhe monumentin këtu “Open Balkan” e kemi vendos. Dhe a e di si miq, e kemi filluar me flamurin e parë të vëllezërve turq, e kemi vendosaur nga lind dielli.
Pastaj nga vëllezërit turq që për 500 vjet gjithë tek këto flamujt e tjerë që shohim mbrapa i kanë drejtuar sipas mënyrës së tyre. Vazhdojmë me grekun me komshiun tonë që na ka dasht aq fort dhe e kemi dasht aq fort , që akoma si kemi ndarë hesapet me të megjithëse kanë kaluar shekuj, se dikur nuk ka patur kufij kanë jetuar këndej-andej.
Pastaj vazhdojmë me Maqedoninë e Veriut që 40 % janë shqiptarë edhe kanë provu me luftu me bo krejt punët dhe në fund fare gjuhën e kanë gjetur me dialog e qeverisën të dy palët e janë për së mbari e ecin përpara drejt atij flamurit të fundit atij të Europës.
Gjergj Luca, biznesmenPastaj vjen flamuri i kombit tonë, flamuri shqiptar, e pas flamurit tonë vjen flamuri i komshinjve tonë i serbëve. Edhe me këta jemi copëtuar non stop por pas tyre është flamuri i Kosovës dhe e kemi vendosur në mes se me të thënë drejtën se ne shqiptarë pas kaq shekujsh kemi ndërtuar marrëdhënie shumë të mira dhe po luftojmë që edhe vëllezërit tanë ta gjejnë gjuhën ashtu siç e kanë gjetur shqiptarët e Maqedonisë edhe të jetojnë në paqe se historikisht kur kemi pas hall për kripë tek komshiu e kemi marrë.
Pas serbëve vazhdon Mali i Zi . Edhe në Mal të Zi kemi malësorët tanë që jetojnë në paqe dhe harmoni që jetojnë në paqe me vëllezërit e tyre malazezë. E pas tyre kemi boshnjakët që nuk dihet sa përqind e tyre janë shqiptarë, e janë të mirë e japim e marrim me ta non stop. E në fund fare kemi flamurin e Europës që është nga perëndimi.
A e shihni miq historinë tonë. Prej vëllezërve turq që na e kanë gjetur kokën tamam si e kemi deri tek Europa. Drejt Europës gjithë bashkë. Me këtë monumentin pas meje që gjithë popujt janë njësoj dhe ky është monumenti i Open Balkan dhe këto ditë do ti vëmë edhe flamurin. Mirë se të vini në Maliq miq”, është shprehur biznesmeni Gjergj Luca./ CNA.al
Protesta e Shoqatës së Parapelgjikëve në Elbasan vijon për...
Kyrel dhe Ioland janë ndryshe nga postierët e tjerë të bot...
Banorët e Berxullës vijojnë të protestojnë për projekti...
Actress Kaltrina Zeneli, has shown another case of vio...
Prime Minister Edi Rama said that thousands of English vis...
Një djalë 8-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksiden...
The rapid intervention forces and Renea surrounded the hou...
China provides an excellent case study of how not to manag...
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotm...
In an interview for the Voice of America, the elected ...
Journalist Roland Qafoku has predicted the result of t...
Journalist Glidona Daci has given a strong warning to ...
After the video of the dance with PL youth that went v...
4021 passengers have entered the territory of Albania ...
Journalist and moderator Sonila Meço has made a strong...
Criminalistics expert Ervin Karamuço has denounced a s...
"Christmas always remains a call and an invitation to ...
On the eve of the holidays, there was an influx of imm...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, expressed hi...
The American Embassy in Albania has congratulated all ...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...