web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paraplegjikët në Elbasan në ditën e tretë të protestës/ Kreu i shoqatës: Asnjë përgjigje nga institucionet

2022-12-26 14:32:00, Aktualitet CNA

Paraplegjikët në Elbasan në ditën e tretë të

Protesta e Shoqatës së Parapelgjikëve në Elbasan vijon për ditën e tretë rradhazi.

Sekretari i shoqatës, Skënder Sollaku u shprej se situata po vijon të  mbetet kritike dhe se nuk kanë marrë ende një përgjigje nga institucionet.  

“ Ne kërkojmë të na plotësohen kërkesat tona”, është shprehur ai.

Të vetmit persona që mund të kujdesen për ta janë familjarët.

Por ata janë të vendosur që greva e urisë do vazhdojë derisa të plotësohet kërkesa e tyre e bërë publike kur në mënyrë të papritur iu ndërpre një pjesë e pagesës së pa aftësisë si edhe ju është hequr financimi i paketës higjenë sanitare./ CNA.al





Lajmet e fundit nga