web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e Bërxullës protestë përpara ambasades amerikane/ “Ndihemi të pashpresë”

2022-12-26 11:23:00, Aktualitet CNA

Banorët e Bërxullës protestë përpara ambasades

 

Banorët e Berxullës vijojnë të protestojnë për projektin Thumanë-Kasharqë prek pronat e tyre.

Ditën e sotme banorët kanë protestuar përpara ambasadës amerikane.

Banorët kanë deklaruar për mediat se nuk ka pasur ende asnjë reagim nga qeveria lidhur me kërkesat e tyre për t’u njohur me projektin.

Ata kanë kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet, përndryshe reagimet e tyre do të përshkalllzohen.

Projekti lidhet me ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, projekt i cili prek tokat e banorëve të Berxullës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga