web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flet Arjan Tase/ “Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën tjetër, do kisha vrarë edhe familjen time”

2022-08-05 14:52:00, Aktualitet CNA

Flet Arjan Tase/ “Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën

Në seancën gjyqëosre ku priste masën e sigurisë, Arjan Tase i ka këkruar falje familjes së Avdia dhe iu ka shprehur ngushëllimet.

Falje, Tase mësohet se i ka kërkuar edhe Policisë së Shtetit, siç raportojnë gazetarët që kanë ndjekur seancën gjyqësore.

“Dua t’i kërkoj falje familjes të së miturës për tragjedinë që i kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë.  Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq”, është shprehur ai.

Më tej ai ka folur për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. 

“Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar  në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, ka thënë ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga