web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Skafi kishte pronar një nga çunat e Ballës në Londër”/ Thellohet tragjedia e Himarës

2022-08-05 12:14:00, Aktualitet CNA

“Skafi kishte pronar një nga çunat e Ballës në

Kreu i PD Sali Berisha, në konferencën e përjavshmë për media ka komentuar ngjarjen tragjike ntë 2 gushtit që ndodhi Himarë.

Gjithashtu ai është ndalur edhe tek protesta e djeshme duke përgëzuar qytetarët për ultimatumin ndaj Qeverisë.

“Dua të falenderoj të gjithë qytetarët, të cilët organizuan vetë një protestë qytetare, të madhe për një çeshtje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe për çdo vend ku do kishte ndodhu”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, nga të dhënat që dalin rreth këtij problemi, gjithçka flet për një krim të mirëfilltë shtetëror.

“Skafi ishte me të gjitha ligjet, i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi kishte pronar Adhurim Kushin, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër.

Pra, e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf”, ëhstë shprehur Berisha./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga