web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 netë të zjarrta në Korçë / Festa e Birrës bën bashkë këngëtarët e mëdhenj, zbulohet edhe emri ‘surprizë’

2022-08-05 13:41:00, Aktualitet CNA

5 netë të zjarrta në Korçë / Festa e Birrës

Për 5 netë më radhë, në datat 17-21 gusht, Bashkia e Korçës do të organizojë Festën e Birrës e cila shënon kulmin e sezonit turistik për qytetin.

5 netë të zjarrta në Korçë / Festa e Birrës

Festa e Birrës,  këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, do të organizohet tek Terminali i ri i autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës.

Gjithashtu, festa do të ketë skenë edhe tek Pazari i Vjetër.

Ashtu si edhe vitet e tjera, në Festës së Birrës do i bashkohen emra të njohur të muzikës shqiptare, por jo vetëm.

Supriza e këtij viti, është pjesëmarrja e këngëtarit të njohur grek, Konstantinos Argiros.

5 netë të zjarrta në Korçë / Festa e Birrës

Ai vjen për herë të parë në Shqipëri, ku do të performojë super hitet e tij të pëlqyera kaq shumë nga publiku.

Gjithashtu pjesë e festës më të bukur verore do të jenë këngëtarët e njohur shqiptarë si Aurela Gaçe, Anxhela peristeri Capital T, Eguent Bushpepa, West Side Family, Brios Band  e të tjerë.

Të gjitha grupet dhe këngëtarët do të performojnë live në të 5-ta netën e festës, në të dy skenat të cilat presin më mijëra vizitorë jo vetëm nga Shqipëria por edhe jashtë kufijve./CNA.al

 




Lajmet e fundit nga