
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo denoncoi sot se ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll Juna Harkën, bashkëshorten e turkut Ramazan Keskin, i cili është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik.
Por Ministria e Jashtme ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku thotë se Harka nuk rezulton e martuar në Gjendje Civile.
Ministria shprehet se Harka plotëson të gjitha kushtet, pasi ka përfunduar tri mastera dhe ka përvojë në mësimdhënie, gazetari e akademi.
Në deklaratë thuhet se ndonëse është emëruar, ajo nuk e ka marrë detyrën, pasi është tërhequr për arsye personale gjatë periudhës që ka qenë në proces verifikimi.
Deklarata e plotë:
Nisur nga akuzat e bëra sot në drejtim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi emërimin e shtetases Juna Harka, sqarojmë se emërimi është bërë bazuar në ligjin nr 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, neni 31, pika 3, që parashikon emërimin për nevoja të veçanta diplomatike të ekspertëve jashtë shërbimit të jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit.
Për dijeni të opinionit publik, në jetëshkrimin e paraqitur pranë MEPJ rezulton se shtetasja në fjalë plotëson të gjitha kushtet. Ajo ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit për marrëdhënie ndërkombëtare, zotëron tri mastera dhe ka një përvojë të gjerë në mësimdhënie, gazetari dhe botën akademike. Për më tepër znj. Harka, e cila është lindur e rritur në familje diplomatësh zotëron shkëlqyer katër gjuhë të huaja, ndër të cilat gjuhën turke.
Bazuar mbi këto kritere e cilësi është bërë fillimisht emërimi i saj në Konsullatën e Përgjithshme të RSH në Stamboll.
Në kuadër të transparencës dëshirojmë të nënvizojmë faktin se në dokumentat zyrtarë (çertifikatë familjare) znj. Harka rezulton e pamartuar.
Pas emërimit, ajo nuk e ka marrë detyrën, pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në proces verifikimi, në përputhje me ligjin.
Informojmë se gjatë këtij procesi verifikimi, znj. Harka i ka kërkuar Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në MEPJ të tërhiqet, për arsye personale.
Edhe njëherë konfirmojmë se shtetësja Juna Harka nuk ka shërbyer asnjë ditë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, nuk ka pasaportë diplomatike dhe nuk ka gëzuar për asnjë moment imunitetet dhe privilegjet që të jep statusi i diplomatit. Rrjedhimisht nuk ka patur asnjë komunikim me autoritetet turke për këtë emërim.
Faktet e mësipërme dëshmojnë se gjithçka që i është servirur sot opinionit publik vetëm për arsye politike janë akuza të pabaza dhe keqinformim.
MEPJ garanton qytetarët e Republikës së Shqipërisë që do të vijojë të zbatojë ligjin./ CNA.al
Sot “Top Channel” në edicionin e lajmeve, për të disatën h...
Journalist Artan Hoxha said that the placement of the trit...
Olta Xhaçka, the foreign minister of Albania, is being...
Albania and Kosovo are the poorest countries in Europe. Th...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela është shprehur n...
Kryeprokurori Olsian Çela ka folur për raportin mbi gj...
Enkelejd Joti has resigned from his position as the Genera...
Kryeprokurori Olsian Çela po raporton para KLP mbi gje...
19 criminal reports were submitted, of which, for 7 re...
Journalist and publicist Nebil Çika has passed away. T...
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë vendin tonë. Lëk...
Valentina Habibaj is the 52-year-old who broke taboos ...
In Tirana, the International Republican Institute has ...
Ilir Beqaj has rejected the mandate of the deputy, choosin...
The show "Downtown" by Ilnisa Agolli, in Euronews Albani...
The Minister of Education, Evis Kushi, has reacted to ...
Deputy Prime Minister Belinda Balluku, during the conf...
The head of the Albanian Children Foundation Liri Beri...
The US Deputy Assistant Secretary of State for Europea...
The Socialist Party a day ago launched the campaign wi...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...