web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eksperti Hasho: Kodi Rrugor shqiptar,

2022-07-11 08:48:04, Aktualitet CNA
Eksperti Hasho: Kodi Rrugor shqiptar,
Eksperti Fatmir Hasho

Eksperti Fatmir Hasho shprehet kritik në lidhje me propozimet për ndryshime të reja në Kodin Rrugor, sipas të cilit, po krijojnë amulli për drejtuesit e mjeteve.

Për “Euronews Albania”, Hasho tha se Kodi Rrugor aktual është i njëjtë me atë në Itali dhe shtoi se disa norma, që janë të përcaktuara, nuk duhet të ndryshojnë asnjëherë.

“Unë jam me Kodin Rrugor i cili ka qenë 1/10 në përmbajtje në faqe, i vitit para 90’ në krahasim me këtë kod tani që është marrë ‘copy paste’ nga Italia dhe me arnime të çuditshme gjatë gjithë periudhave. Kodi Rrugor ka disa norma të përcaktuara rigorozisht që nuk duhen ndryshuar asnjëherë. Shpejtësia e lejuar, parakalimi i gabuar, mospërdorimi i alkoolit dhe drogës, të mbajmë rripin, të mos përdorim celularin.

Këto janë normat e Kodit Rrugor. Të gjitha normat e tjera kanë të bëjnë me aspekte të tjera të jetës që lidhen me lëvishmërinë.  Ne flasim për ata që na bëjnë aksidentet rrugore, kush janë shkaku kryesor? Këto norma që përcaktojnë rregullat e qarta për të lëvizur në zbatim të Kodit Rrugor, ne i kemi të saktësuara, përse duhet të ndryshojnë dhe të krijohet një amulli”, tha eksperti rrugor.

Sipas Hashos, me të tilla ndryshime të vazhdueshme, Policisë Rrugore i krijohet terreni i hapur për të bërë gabime me drejtuesit e mjeteve.





Lajmet e fundit nga