web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet për drogë majori shqiptar i NATO-s/ Reagon Ministria e Mbrojtjes

2022-07-09 19:27:00, Aktualitet CNA
Arrestohet për drogë majori shqiptar i NATO-s/ Reagon Ministria e
Majori, Ermal Dinoshi

Forcat e Armatosura Shqiptare janë përfshirë në një skandal të rëndë, një major shqiptar pjesë e kësaj armate i identifikuar si Ermal Dinoshi është shkarkuar nga detyra që mbante në një nga bazat e NATO-s në qytetin Brunssum të Holandës, sepse dyshohet  se është përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të rritjes së kanabisit në ambiente të mbyllur.

Pas publikimit të lajmit burime nga  Ministria e Mbrojtjes,për CNA.al  bëjnë të ditur se majori është liruar me urgjencë nga detyra që mban, deri në verifikimin e plotë të ngjarjes.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është kërkuar me urgjencë një informacion i hollësishëm nga autoritetet Holandeze për majorin Dinoshi, i cili ushtronte detyrën e tij në Komandën e Bashkuar të NATO-s.

Sipas Ministrisë, për Ermal Dinoshi, është firmosur menjëherë lirimi nga detyra dhe është kërkuar kthimi urgjent në Shqipëri.

Në prangat e policisë holandeze, nuk ka rënë vetem ushtaraku shqiptarë, por edhe disa persona të tjerë, të cilët dyshohet se  kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm duke rritur bimë narkotike në ambiente të mbyllura në qytetin Brunssum të Holandës./CNA.al





Lajmet e fundit nga