web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Salary increase/ Government dismisses lecturers

2022-07-09 09:48:00, Aktualitet CNA

Salary increase/ Government dismisses lecturers

The Union of Employees of the Universities of Albania has reacted in relation to the Government's decision to increase the salaries of the employees of the pre-university education system.

In a statement to the media, the Union of Employees of the Universities of Albania expresses its indignation at the exclusion from this salary increase of lecturers and teaching assistants of public universities.

“Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), shpreh indinjatën e thellë të saj për faktin që pedagogët dhe punonjësit ndihmës mësimorë të universiteteve publike nuk janë përfshirë në rritjen e pagave të miratuar ditën e djeshme (6 korrik 2022) nga Qeveria, megjithë kërkesat e saj të vazhdueshme, si në Këshillin e Ministrave, Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Megjithëse kjo rritje për punonjësit e arsimit parauniversitar prej 6 % është thuajse tallëse, sepse nuk kompenson as masën e inflacionin prej 6,7% që deklaroi po dje guvernatori i BSH, injorimi i kërkesave të pedagogëve dhe punonjësve ndihmës mësimorë për rritjen e pagave është tërësisht i papranueshëm. Me këtë rritje galopante të inflacionit, të çmimeve të ushqimeve bazë dhe produkteve të tjera bazë të jetesës, edhe pedagogët po zhyten në varfëri, për shkak të pagave të ulëta që marrin, të cilat janë më të ultat në Rajon dhe gati 40 % më të ulta se në universitetet publike të Republikës së Kosovës. Pandjeshmëria e qeverisë për të plotësuar kërkesat minimale të profesoratit të paraqitura nga ne në Kuvendin e Shqipërisë në nëntor 2021, si: - Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës shkencor e administrativ; Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare; Rivlerësimi i orës mësimore të leksionit; Zbutja e tatimit prej 23% mbi realizimin e ngarkesës mësimore suplementare apo Rivendosja e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”, do të detyrojë pedagogët dhe punonjësit ndihmës mësimorë të universiteve publike të vendit që, në përputhje me të drejtat që u jep Kushtetuta dhe ligji, së bashku me studentët e tyre, të përshkallëzojnë aksionin e tyre sindikalist deri në bojkotim të fillimit të vitit të ri akademik. Ne i kërkojmë edhe njëherë MAS dhe Këshillit të Ministrave të shqyrtojë menjëherë edhe kërkesat e pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve publike për përmirësimin real të pagave."- said in the statement./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga