
Dy ditë më parë, më 28 mars, CNA ishte media e parë që raportoi se një operacion i gjerë kishte filluar nga oficerët e BKH-së dhe Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat kishin filluar arrestimet për llogari të SPAK-ut pas vendimeve të GJKKO-së në lidhje me shumë zyrtarë dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës.
Pas Taulant Tushës dhe disa zyrtarëve të arrestuar në muajin dhjetor, të enjten ishte radha e Mariglen Qatos, një nga drejtorët më të rëndësishëm të Erion Veliajt, Redian Mollës, Eglantina Zeres, Enton Punavijën, e kështu me radhë. Një grup drejtorësh, thuajse gjithë struktura komanduese e Bashkisë së Tiranës, e cila përfundonte pas prangave sepse akuzohet për korrupsion, abuzime me detyrën, shkelje të ligjit.
CNA ka mësuar se pas arrestimeve hetimet nuk janë mbyllur, por ato vazhdojnë, ka persona të tjerë nën hetim, ka letërporosi të tjera, dokumente, fakte dhe prova që po mblidhen, në lidhje dhe me personazhe të tjerë, të cilët janë njerëzit që punojnë në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ky i fundit u përpoq që nëpërmjet mediave të tij të krijonte një zhurmë duke thënë se ishin ish-drejtorë dhe dje u shfaq në asamblenë e Tiranës sypatrembur, megjithëse javët e fundit në media është parë i nxirë dhe i fryrë në fytyrë. Kryebashkiaku është në dijeni mjaft mirë të asaj se çfarë ka ndodhur dhe dosja "5D" nuk është thjesht dhe vetëm e para.
Sipas të dhënave që ka CNA, SPAK-u po thellon hetimet për shumë drejtorë të tjerë në strukturën e Bashkisë së Tiranës, emri dhe individë që po verifikohen, të cilët u arrestuan të gjithë në detyrë, jo ashtu siç tha Veliaj dhe mediat e tij, ish-zyrtarë të bashkisë. Por janë të gjithë të arrestuar në detyrë dhe ky nuk është rasti i parë.
Veliaj po përpiqet ta kalojë lehtësisht këtë situatë aspak të qetë, por CNA ka mësuar se hetimet vazhdojnë dhe SPAK-u po i thellon ato, jo vetëm me emrat që janë në hetim, ku duhet të përmendim faktin se Taulant Tusha tashmë ka dy akuza, Mariglen Qato ka një akuzë, por po hetohet edhe për çështjen e inceneratorëve dhe dherave dhe situata për drejtorët e Erion Veliajt nuk është aspak e lehtë.
Ashtu sikundër e gënjyen Taulant Tushën me idenë se do të dilte pas disa ditësh, kështu ka filluar gënjeshtra edhe me zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës, të cilët shpresojnë dhe besojnë se shumë shpejt braktisin qelitë, pasi akuzat ndaj tyre nuk ka se si të provohen.
Por, SPAK-u ka mundur të sigurojë komunikime, fakte dhe prova të pakontestueshme në lidhje me aferat korruptive të zyrtarëve të Erion Veliajt./CNA
Winter time changes on Sunday, March 31. At 2 a.m., the ha...
The majority of Albanians in both countries think that in ...
There is still a lot of work to be done to further consoli...
The Albanians of Kosovo and Albania are closer to each oth...
The President of the Constitutional Court of Albania, ...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë kallëzim në...
Me vendim të Gjykatës së Posaçme janë sekuestruar pasu...
In Albania, two former leaders in the Municipality of ...
This Friday, we are introducing you to some of the main pr...
Prej muajsh, SPAK po heton aferrat korruptive në Bashk...
Activist Adriatik Lapaj in a post on social networks s...
Të enjten, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drej...
Economy expert Pano Soko has reacted to the recent arr...
Gjin Gjoni, the former judge accused of many things, i...
Several directors of the Municipality of Tirana have b...
For several months, SPAK has been conducting intensive...
On Thursday, by order of SPAK, 2 directors of Tirana Munic...
On Thursday, by way of the Special Prosecutor's Office, so...
Journalist Artan Hoxha has given details about the sec...
Erion Veliaj and his media gang, mainly paid by the...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...