web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtoreshat e Veliajt që ndihmonin me tenderë Qaton dhe Mollën

2024-03-29 10:36:00, Aktualitet CNA
Drejtoreshat e Veliajt që ndihmonin me tenderë Qaton dhe Mollën
Mariglen Qato dhe Redi Molla

Prej muajsh, SPAK po heton aferrat korruptive në Bashkinë e Tiranë, të cilat janë denoncuar shumë herë edhe nga CNA me dokumente dhe prova. 

GJKKO-ja lëshoi dje 9 masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, mes të cilëve edhe drejtorë të rëndësishëm. 

GJKKO-ja dha masën e sigurisë arrest me burg për Mariglen Qaton, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë. Ndërkohë SPAK-u ka lëshuar një tjetër urdhër-arresti për Taulant Tushën. Ky i fundit ndodhet pas hekurave për aferën në inceneratorin e Tiranës, ndërsa urdhër-arresti i fudit vjen në kuadër të dosjes "5D" – 5 Drejtorët.

Masat e vendosura nga GJKKO-ja:

Arrest me burg: Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tusha. 

Detyrim paraqitje: Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere, Deborah Keçi. 

Drejtoresha e përfshira 

SPAK-u ka prova edhe për Eglantina Zeren, e cila në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k.”, e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fituese në mënyrë të parregullt.

Kjo e fundit ka pasur komunikime edhe me Nestor Muhamellarin, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tenderë e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.  

Po kështu, Eglantina Zere si titullare e Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S. Konstruksion sh.p.k.” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fituese në mënyrë të parregullt.

Ajo ka pasur komunikime me biznesmenin Muhamellarin, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tenderë e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i dhënë titullarit të autoritetit kontraktor, shtetasit N.M., user-at e anëtarëve të KVO-së.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”. 

Pra dy drejtoreshat e Veliajt, Eglantina Zere dhe Eglantina Zere kanë bashkëpunuar Qaton dhe Mollën për t'u dhënë tenderë./CNA 





Lajmet e fundit nga