web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

EMRAT/ Të gjithë drejtorët dhe zyrtarët e Erion Veliajt që janë arrestuar

2024-03-29 09:03:00, Aktualitet CNA
EMRAT/ Të gjithë drejtorët dhe zyrtarët e Erion Veliajt
Erion Veliaj

Të enjten, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Në prangat e policisë ranë Mariglen Qato, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Ndërkohë është lëshuar një tjetër urdhër-arresti për Taulant Tushen, ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike.  

Ndërkohë, GJKKO-ja dha masën "detyrim paraqitje" për Eglantina Zeren ish-drejtoreshë e "Tirana Parking", sot drejtoreshë e Gjerbërimit në Tiranë. Ndaj saj është vendosur edhe një tjetër masë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. 

Masën "detyrim paraqitje" GJKKO ka dhënë edhe për Enton Punavija, Drejtor aktual i Trafikut dhe Transportit në kryeqytet si dhe Debora Keçin, Drejtoreshë e "Klubit të Sportit Tirana", Julian Zanaj, funksionar pranë Prokurimeve Publike dhe Albano Janku inxhinier pranë kompanisë dhe për biznesmenin Nestor Muhamellari.

Masat e sigurisë u lëshuan nga gjyqtarja Rudina Palloi.

Por këto nuk janë arrestimet e para që janë kryer në Bashkinë e Tiranës pas hetimeve të SPAK. 

Më fillim të muajit dhjetor, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës. 

Në prangat e policisë ranë Erjon Murataj, Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj.

Masa "arrest shtëpie" u dha për Alba Thomën, Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Pëllumb Abeshin, Etleva Kondin dhe Sidita Tolën.

Akuza për aferën në Tiranë rëndojnë edhe ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij Alqi Bllako të cilët aktualisht ndodhen në burg.

Urdhër-arreste u lëshuan edhe për bosët e inceneratorëve dhe trurin e tij Mirel Mërtirin dhe bashkëpunëtorin Klodian Zoto, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit./CNA 





Lajmet e fundit nga