web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edmond Budina i drejtohet Veliajt: Nuk ikim derisa të të shporrim ty

2024-04-26 11:20:00, Aktualitet CNA
Edmond Budina i drejtohet Veliajt: Nuk ikim derisa të të shporrim ty
Edmond Budina

Regjisori Edmond Budina ka marrë pjesë sot në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet me çdo kusht dorëheqja e Veliajt dhe paraqitja e këtij të fundit para organeve të drejtësisë. 

"Hajdut, hajdut, ky është një shtet mafioz dhe nuk ka gjë që na ndal derisa të largojmë këtë bandë mafioze. Koha e fjalëve ka mbaruar, duhet aksion, duhet të mbyllim derisa këta të shporren. Vëllezërit tanë të policisë, shikoni çfarë rroga keni, shikoni se si mafiozët pasurohen në kurrizn tuaj. Ne nuk do të rrëzohemi dhe këta të mos mendojnë se do ta kalojnë kaq lehtë kësaj radhe", u shpreh Edmond Budina. 

Protesta e sotme pritet të zgjasë deri në orën 20:00 të mbërmjes.

Kjo e sotmja është protesta e katërt që zhvillohet dhe nisi pas skandalit me dosjen "5D" ku një sërë drejtorësh të Bashkisë së Tiranës akuzohen për abuzime me tenderët. Shumë prej tyre janë arrestuar./CNA 





Lajmet e fundit nga