LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti/ Qëndrimet konktradiktore të Yllli Manjanit për aferën e inceneratorëve

2023-12-11 14:43:00, Aktualitet CNA
Dokumenti/ Qëndrimet konktradiktore të Yllli Manjanit për
Ylli Manjani

Ylli Manjani nuk ka nguruar t'u dalë në mbrojtje të ndaluarve për aferën e inceneratorëve. Në vitin 2021 kur u arrestua Lefter Koka, Manjani dha mesazhin se me këtë lëvizje të SPAK, nuk bëhet fjalë për drejtësi, por për hakmarrje politike. 

Ndërkohë së fundmi një postim të fundit të rrjeteve sociale ai ka theksuar se "asnjëri nga të arrestuarit nuk është as autor e as vendimmarrës i inceneratorëve". Pra Manjani, edhe si ekspert i çështjeve ligjore, nuk ka sulmuar të ndaluarit për aferën e shekullit. 

Por çfarë deklaronte më vitin 2016 nëpërmjet shkresave zyrtare Ylli Manjani? 

Ylli Manjani, në vitin 2016, nëpërmjet një shkrese zyrtare i ka kthyer përgjigje ministrit të Mjedisit të asaj kohe Lefter Kokës për miratimin e bonusit për procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe reabilitimin e vendepozitimeve ekzistuese të Tiranës.

Manjani thekson se ky projekt përbën një çështje sensitive dhe duhet t'i nënshtrohet një konsultimi të gjerë me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. 

Sipas ministrit të drejtësisë së asak kohe, për këtë proces duhet të vihet në dispozicion edhe studimit i fizbilitetit, ku mund të evidentohej qartë se projekti jo vetëm përmbush kërkesat ligjore, por nuk ka ndikim negativ social dhe mjedisor. 

Manjani nënvizon se duke u bazuar në ligjet e vendit, nuk autorizohet Këshilli i Ministrave për miratimin e dhënies së bonusit.

Pra, Manjani ka kundërshtuar në disa pika këtë procedurë, për të cilën sot nuk flet kundër të ndaluarve. 

Ai i qëndron mendimit se Refoma në Drejtësi ende nuk ka shkuar tek "peshqit e mëdhenj". Por gjatë gjithë viteteve të hetimit të inceneratorëve ajo na shfaqet në qëndrime kontradiktore./CNA

Dokumenti/ Qëndrimet konktradiktore të Yllli Manjanit për

 

Dokumenti/ Qëndrimet konktradiktore të Yllli Manjanit për

 

 

Lajmet e fundit nga