LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Na kanë shpallur luftë”/ Berisha paralajmëron padi për prokurorët e SPAK

2023-12-11 13:47:00, Aktualitet CNA

“Na kanë shpallur luftë”/ Berisha paralajmëron padi

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj prokurorëve të SPAK që shkelin ligjin dhe përdorin antligjin për të dhunuar të drejtën dhe për të marrë në mbrojtje kryeministrin Edi Rama dhe bandën e tij.

Berisha theksoi se nuk do të tërhiqet në luftën që i kanë shpallur prokurorët por do të qëndrojnë në betejë.

“Ato që unë shpreha do i faktoj dhe ne përsëri nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë që të jemi një organizatë që vepron në një shoqëri parashtetëtore. Do ngremë padi penale për secilin nga këto grupe apo individë që përdorin ligjin për antiligjin për të dhunuar të drejtën.

Ne do njohim publikun me Erion Veliajn. Do ju njohim me fakte dhe dokumente mbi krimin e konsumuar mbi merceneraët e partisë shtet të cilët paguhen më shtrenjtë se një president i vendeve të rajonit vetëm për të mbrojtur Ramën dhe bandën e tij në qeveri. Ne nuk do të rrimë, ne nuk tërhiqemi në formë parashtetëore, ne do të paraqesim padi penale për secilin që shkel ligjinin dhe bëhet xhelat i të drejtës. Ata na kanë shpallur luftë dhe ne i qëndrojmë betejës”, tha Berisha.

Kujtojmë se 15 urdhër-arrestet për drejtorët dhe zyrtarët që rezultuan të përfshirë në aferën korruptive i firmosi Dritan Prençi.

Kallzimet do të bëhen për fshehjen e akteve dhe provave dhe mos hetimin e plotë të çështjeve për arsye korruptive./ CNA

Lajmet e fundit nga