LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E kanë alergji kur flas për djegësat”/ Berisha nuk kursen mediat e inceneratorëve

2023-12-11 13:38:00, Aktualitet CNA
“E kanë alergji kur flas për djegësat”/ Berisha nuk
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka kursyer mediat e paguara nga inceneratorët duke thënë se kanë një censurë të thellë për djegësat.

Berisha thotë se, e kanë bërë zakon që të japin të gjithë problemet por e kanë alergji të japion deklaratat kur unë flas për djegësat, aplikojnë censurë.

Konstatoj me keqardhje një censurë të thellë që mediat bëjnë për djegësat

“Unë konstatoj me keqardhje shumë të thellë, një censurë të thellë që mediat bëjnë për djegësat.

Pse e tek, nuk është problemi i kësaj konference.

Prandaj që të mos keqshfrytëzojnë përgjigjet e mia, se e kanë bërë zakon që japin të gjithë problemet, përveç thelbit për të cilin unë dal në konferencë për shtyp për djegësat, këtë e kanë alergji ta japin, aplikojnë censurë.

Kjo është preferenca ime, por nuk do të thotë se nuk do përgjigjem”, tha Berisha./ CNA

Lajmet e fundit nga