web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti-Policia në dijeni të drogës në Banaking/ Kokaina lumë nga Ekuadori në Shqipëri

2022-09-20 13:33:00, Aktualitet CNA

 Dokumenti-Policia në dijeni të drogës në Banaking/ Kokaina

“Ziko kompani” me produktin “Bana King”, një nga kompanitë që reklamon banane në media ka të dhëna të dokumentuara që vërtetojnë se ka trafikuar kokainë nga Ekuadori në Shqipëri prej disa vitesh.

Të paktën prej shtatë vitesh “Banaking”, dyshohet se është mbulesë e trafikut të kokainës.

Me 31 dhjetor 2021 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë vënë në dijeni se një kompani bananesh “Ziko Sha,  bënte transportin e kokainës që në vitin 2014.

Informatori duke iu referuar të dhënave të Agjencisë Federale amerikane për Ballkanin (DEA), ka vënë në dijeni drejtuesit e Policisë, Tonin Vocaj, Hekuran Bregu dhe Gjergji Oshafi se kompania e bananave e  kryente aktivitetin e trafikimit të kokanës që në vitin 2014.

Në dokumentin e zbuluar nga imailet sekrete dhe që CNA.al i ka hequr të dhënat sensitive, thuhet se me datë  9 nëntor 2014, Policia kombëtare e Ekuadorit ka sekuestruar 33.35 kg kokainë e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues.

Pra, nuk janë vetëm dy rastet e kapura në Shqipëri një vit më parë, në një magazinë në Vaqarr dhe në Portin e Durrësit por edhe para 7 vitesh ‘Banaking” është kapur me kokainë dhe në Ekuador, në tentativë për ta sjellë në Shqipëri.

Dalja në dritë e këtyre të dhënave, sipas analistit, Neritan Sejamini, po na ndihmojnë të kuptojmë punën e policisë.

Dokumenti-Policia në dijeni të drogës në Banaking/ Kokaina
Neritan Sejamini

“Marrim përshembull Banaking. Kjo kompani vazhdon punën edhe pse është kapur me drogë. Bën reklamë, paguan media me qindra mijëra euro. Ku ta gjejmë që ka një informacion të tillë dhe mos ketë më pikë dyshimi, që bën trafik kokaine nga Amerika Latine. Të shohim a do të vazhdojë reklama nëpër media”, është shprehur Sejamini një natë më parë, në MCN tv.

Informacionet që disponon DEA

Dokumenti-Policia në dijeni të drogës në Banaking/ Kokaina

33.35 kg kokainë që i janë kapur në vitin 2014 “Ziko kompani” në Ekuador, kishin destinacion Portin e Durrësit.

“Kontejneri transportues kishte ngarkesë me banana dhe kishte destinacion, Durrësin, në Shqipëri. Kompania ishte Zico Sh.a”, informohen drejtuesit e lartë të Policisë së shtetit.

Pas katër vitesh, në 2018-ën, thuhet se  një burim ka siguruar informacion për dy shtetas shqiptarë biznezmenë që kishin lidhje me kompaninë e bananeve Ziko.

”Shtetasit shqiptarë Arben Qime dhe Trifon Murataj janë të përfshirë në kontrabandimin e kokakinës në Shqipëri.

Burimi ka treguai se Murataj përdor një kompani importimi në Durrës me emrin ZICO SHA për të importuar me shumicë kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

Kokaina e importuar ruhet në një magazinë të kontrolluar nga Arbeni , i cili më pas bën përzierjen për të krijuar sasi të mëdha”, thuhet në dokumentin më të dhënat që i janë dërguar drejtuesve të lartë të Policisë shqiptare.

Këto janë informacionet që disponon DEA amerikanë dhe për të cilat ka dijeni edhe Policia shqiptare, në lidhje me trafikun e kokakinës.

Kush është Bana King?

Dokumenti-Policia në dijeni të drogës në Banaking/ Kokaina

“Bana King”, është një ndër më të reklamuarat në mediat shqiptare, produkt i Ziko Kompani.

Një ndër personazhet meditiakë, moderator Ardit Gjebrea i kushton jo pak hapësirë mediatike reklamimit të frutave të kësaj kompanie.

Reklamat në një ndër emisionet më të ndjekura, tregon qartë milionat e hedhura nga kjo kompani në media.

Por dokumenti që sapo është zbuluar tregon se ky aktivitet, ka nisur më herët prej vitesh. Të paktën në vitin 2014, është pikasur në Ekuador.

Kujtojmë se me 30 Dhjetor 2021, 119 kg kokainë u sekuestruan nga policia në një kontejneri me banane të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit.

Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e “BanaKing”?

Dokumenti-Policia në dijeni të drogës në Banaking/ Kokaina

Historia vijon në vitin 2022.

Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ka ndodhur në korrik, kr u raportua se në një kontejner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë “BanaKing” në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj.

Kontejnerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut.

Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner. Për këtë ngjarje u arrestuan tre persona, dy shoferë të kamionit dhe administratori i kompanisë “Zico”, Marson Murataj./CNA.al





10:33 TODAY

DEA informon:

Ditën e djeshme emailet e ish-Drejtorit të Policisë së Sht...

Lajmet e fundit nga