web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DEA informon:

2022-09-20 10:33:00, Aktualitet CNA

DEA informon:

Ditën e djeshme emailet e ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano bënë xhiron e rrjetit dhe shumë informacione i zbërthyen edhe nga mediat. 

Ndër këto email-e ka rezultuar edhe një komunikim zyrtar me DEA-n, që informonte lidhur me trafikun e kokainës nga kompania Zico.sha, e njohur ndryshe si "Banaking".

Me pak fjalë duket qartë se policia shqiptare ka pasur informacion lidhur me këtë kompani, e cila ndërkohë vijon e pashqetësuar të ushtrojë aktivitetin. 

Neritan Sejamini, së fundmi ka folur për emisioni "Të paekspozuarit" ku është shprehur se këto publikime kanë hedhur dritë mbi punën e policisë. 

"Marrim përshembull Banaking. Kjo kompani vazhdon punën edhe pse është kapur me drogë. Bën reklame, paguan media me qindra mijëra euro. Ku ta gjejmë që ka një informacion të tillë dhe mos ketë më pikë dyshimi, që bën trafik kokaine nga Amerika Latine. Të shohim a do të vazhdojë reklama nëpër media."- deklaroi Neritan Sejamini.

"Mund të jetë një nga arsyet përse DEA ka ardhur në Shqipëri me zyrën e vet!"- është shprehur Enton Abilekaj





Lajmet e fundit nga