web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë fshihet pas publikimit të të dhënave sekrete/ Gazetarja tregon mesazhin e koduar të hakerave

2022-09-19 22:44:00, Aktualitet CNA
Çfarë fshihet pas publikimit të të dhënave sekrete/
Gazetarja Dorjana Bezat

Gazetarja Dorjana Bezat ka treguar se publikimi i të dhënave sekrete të ish kreut të Policisë së Shtetit Gledis Nano, ishte për të përcjellë mesazhin se hakerat kanë ndërhyrë  në sigurinë kombëtare.

E ftuar në emisionin Top Story, Bezat është shprehur se Nanos i janë publikuar të dhëna sensitive, që përfshijnë gjithçka, nga hyrje-daljet e tij nga vendi, targa, të dhëna nga hipoteka, nga banka etj., të cilat hakerat nuk kishin ku t’i merrnin tjetër veçse në sistemin TIMS.

“Janë cënuar të dhënat e ish-drejtorit të policisë që ndodheshin në TIMS. Informacione të tipit, sa herë ka aplikuar ai për certifikata, dokumente biometrike, hyrje-dalje, ora, targa, gjithçka që grupi i hakerave nuk kishte ku ti merrte veçse në TIMS. Kjo shoi të gjitha dyshimet. Është zgjedhur personazhi për të përçuar këtë mesazh. Posta elektronike e tij ishte file mjaft i madh. Kishte edhe foldera të e-maileve të fshira, shënime në kalendar dhe gjithçka tjetër, që tashmë është në dorë të hakerave dhe gati 500 mln përdoruesve të rrjetit telegram. Shumica e ktyre email janë të klasifikuara si sekrete. Janë info sensitive për sigurinë kombëtare dhe individë të veçantë.Nga ajo që kam parë, kishte edhe email të qytetarëve që denonconin lotari të paligjshme, ndërtime pa leje. Jeta e tyre është pasigurt. Siguria e tyre është e prekur. Ka çdo info, të dhëna hipoteka dhe banka në rrjetin Deep sea”, tha Bezat./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga