web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëshmoi në SPAK/ Denaj: U mora në pyetje për koncesionin e sterilizimeve

2023-08-04 13:07:00, Aktualitet CNA

Dëshmoi në SPAK/ Denaj: U mora në pyetje për koncesionin e

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dëshmoi këtë të premte për më shumë se një orë në SPAK.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Denaj deklaroi se në Prokurorinë e Posaçme ka dhënë shpjegime për koncesionin e sterilizimeve.

Ajo tha se u pyet si person që ka pasur dijeni për sterilizimet gjatë kohës që ka qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave.

“U pyeta për informacionet që kam dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave, në kohën kur ka nisur koncesioni i sterilizimit”, theksoi ish-ministrja./ CNA.al

Kujtojmë se për koncesionin e sterilizimeve është thirrur më herët edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.





11:58 TODAY

Dog tender scandal

Granit Gjana, the deputy mayor of the municipality of Kuke...

Lajmet e fundit nga