web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbora zbardh Bogën dhe Thethin

2024-04-21 10:17:00, Aktualitet CNA

Dëbora zbardh Bogën dhe Thethin

Në këtë stinë pranvere, reshjet e dëborës kanë zbardhur Bogën dhe zonën e Thethit. 

Mësohet se në rrugë ka prezencë të madhe dëbore, ndërsa një borëpastruese po punon për hapjen e saj.

Deri më tani lëvizja e makinave në këtë zonë kryehet me goma dimërore.

Shumë zona në veri të vendit dhe në juglindje janë përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Edhe fshati turistik i Dardhës është mbuluar nga manteli i bardhë./CNA 

 





Lajmet e fundit nga