Agron Duka convenes the Assembly tomorrow, the new structures will be elected
The head of the Environmental Agrarian Party will conv...

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula nga gjykimi i çështjes së Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerëve, të cilët po gjykohen për vepra të rënda penale.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se në këtë mënyrë zgjidhet konflikti i interesit, mes gjyqtares Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, pasi ata rezultojnë se kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.
SPAK ka përfunduar hetimet, në bashkëpunim me BKH-në dhe Policisë së Shtetit dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nuredin Dumanin dhe 19 të pandehur të tjerë, të cilët dyshohet se vepronin si një grup i strukturuar kriminal.
Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Ai është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.
Por, kush është Nuredin Dumani dhe cilat janë disa nga krimet që ka kryer?
I lindur në fshatin Selitshtë të Dibrës, 35-vjeçari Dumani me arsim 8-vjeçar, nga hajdut u shndërrua në një sipërmarrës të vrasjeve me pagesë.
Nga dëshmia e tij pas bashkëpunimit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara.
Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK-ut se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles kundrejt 100 mijë eurove.
Dumani ka rrëfyer autorët e ekzekutimit të Fatmira Dedës në vitin 2014, pasi ajo kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, në vitin 2013. Ai ka treguar me detaje se porositës i këtij krimi ishte Festim Qoli, i cili i kishte ofruar atij 40 mijë euro për këtë vrasje.
Përpara hetuesve Dumani ka folur edhe për vrasjen e taksistit Bujar Çela, vëllait të armikut të tij Talo Çelës.
Në vitin 2013 pas daljes së tij të parë nga burgu në bazë të dëshmisë së tij, ai tregtonte këpucë të përdorura ndërsa 9 vite më vonë zbardhi një mori me ngjarje dhe ku SPAK pretendon se janë zbuluar 8 grupe kriminale.
Më herët, Dumani ka qenë i skeduar edhe për trafikimin e një vajze në Francë për shfrytëzim prostitucioni dhe i arrestuar për vjedhje.
Gjithashtu, ai ka rrëfyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012-2017./CNA
The head of the Environmental Agrarian Party will conv...
In a reaction made by the US embassy in Tirana today a...
The American Embassy in Tirana has called on all citiz...
The American Embassy in Tirana condemns the acts of vi...
Mayor Erion Veliaj's spies were present today at the p...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk kishte gu...
Afro dy orë ka zgjatur protesta e tretë para Bashkisë ...
The protests against the mayor of Tirana, Erion Veliaj, wi...
Protests continue in front of Tirana City Hall. Citize...
The opposition members of the Municipal Council of Tir...
The councilors of the opposition in the Municipality of Ti...
Situata në protestën para Bashkisë së Tiranës është tensio...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, has called patronageist...
The situation in front of the Municipality of Tirana i...
Hundreds of citizens are holding a protest today in front ...
Protesters gathered in front of Tirana City Hall threw app...
The well-known actor Mehdi Malkaj is today present at ...
Protests start in front of Tirana City Hall. Hundreds ...
Analyst Neritan Sejamini has requested the merger of t...
Journalist Ola Xama, in the show "Te Paespozuarit" on ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...