web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërkombëtarët krah SPAK/ Meta i sulmon: Turp të kenë

2024-04-20 22:38:00, Aktualitet CNA

Ndërkombëtarët krah SPAK/ Meta i sulmon: Turp të kenë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ndalet me sulmet.

Teksa ndodhej në Lezhë, Meta vuri në shënjestër të sulmeve të tij, ndërkombëtarët të cilët kanë përkrahur SPAK dhe kreun Altin Dumanin, duke u distancuar nga gjuha e urrejtjes dhe fyese ndaj institucioneve të drejtësisë dhe prokurorëve.

“SPAK-u dëshiron të hyjë në lojë politike, të vijë të garojë si sot u ndeshëm ne këtu në Lezhë. Në rast se dëshiron t’i qëndrojë kushtetutës të bëjë punën e tij, por është shumë larg pritshmërive. Ne mbështesim reformën me 140 vota, nuk mbështesim ato institucione që merren me politikë në funksion të Edi Ramës.

Turp të kenë të gjithë ndërkombëtarët që nuk reagojnë kur Edi Rama urdhëron SPAK dhe jep dhe akuza për Sali Berishën që nuk ka bërë asnjë shkelje ligji, por po izolohet pse Edi Rama terrenet sportive i ktheu në kantiere betoni. Ilir Meta ka qenë këtu, është këtu dhe do të jetë këtu. Frikë nga e vërtetat kanë ata që kujtojnë se me deklarata të blera McGonigalësh dhe me fëlliqësira që mbajnë cikma me vete do mund të shkatërrojnë pluralizmin politik.

Më 27 prill e marrin përgjigjen të gjithë në pallatin e Kongreseve dhe më pas kudo. Rrethimi i vogël i Ilir Metës ka mbaruar, rrethimi i madh ndaj mafias në pushtet sapo ka nisur. Besëlidhja e Lezhës, 2 marsi , janë shtylla e Partisë së Lirisë”, tha Meta./ CNA





Lajmet e fundit nga