IKMT aksion për shembjen e objekteve pa leje në bregdetin e Velipojës
Mëngjesin e së shtunës IKMT ka nisur një aksionin për ...

Alenaca për Mbrotjen e Teatrit i ka dërguar një letër të hapur përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë, parlamentit të BE-së, Këshillit të Europës dhe Senatit të SHBA-së.
Letra është dërguar pas reagimit të djeshëm të ambasadave për protestën e zhvilluar para Bashkisë Tiranës, ku u kërkua dorëheqja e Erion Veliajt.
Sipas aleancës është e drejtë e qytetarëve të revoltohen në çdo vend të botës, kur shohin, se politikat dhe politikanët janë në kundërshtim me interesat e tyre.
Në letër nënvizohet se reagimi i trupave diplomatike për protestën është i pavend dhe i nxituar.
"E gjejmë jo vetëm të pavend, por edhe të nxituar nga ana diplomatike dhe dy janë konkluzionet: o jeni hipokritë, o jeni dakordësuar me pushtetarët mafiozë shqiptarë, të cilët nuk kanë skrupuj të korruptojnë të gjithë ata, që i pengojnë në rrugën e tyre të pasurimit të paligjshëm dhe të mosrespektimit të ligjit. Së fundmi, ju garantojmë, se protestat do të vazhdojnë edhe më të ashpra, po qe nevoja, nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e politikës dhe organeve të drejtësisë, për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit e paskrupullt të pasurisë publike", theksohet më tej.
Letra:
Ne, një grupim qytetar, që e gjejmë veten tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si iniciatorë të protestave para Bashkisë Tiranë, kemi të drejtën e plotë morale t’u përgjigjemi shqetësimeve tuaja për “dhunën” e ushtruar në datën 19 prill.
Së pari, ajo që ju etiketoni si dhunë, nuk ishte asgjë në raport me ato çka ndodhin në vendet tuaja demokratike, prej të cilave ne kemi gjithmonë ç’të mësojmë dhe ku një pjesë prej nesh jemi edhe shtetas. Është e drejtë e qytetarëve të revoltohen në çdo vend të botës, kur shohin, se politikat dhe politikanët janë në kundërshtim me interesat e tyre.
Së dyti, duam të sjellim në kujtesën tuaj protestën tonë qytetare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Një protestë, ku qytetarët u përfshinë pavarësisht ngjyrimeve politike. Protestuam në mënyrë shembullore, në mënyrën më paqësore për dy vjet e gjysmë, gjë e rrallë edhe në vendet tuaja me demokraci të konsoliduar. Protestuam me kulturë e shfaqje, të mbështetur edhe nga qytetarët tuaj në të gjithë botën, të mbështetur edhe nga organizata e shoqata ndërkombëtare, të cilat e shpallën Teatrin Kombëtar pasuri të trashëgimisë kulturore europiane.
Cila ishte përgjigjja e pushtetit?
Shkatërrim e dhunë e paparë, duke shkelur të gjitha ligjet kombëtare e ndërkombëtare. Shkatërrim në 4.30 të mëngjesit, në kohë pandemie dhe me njerëzit ende brenda. U varrosën nën rrënoja arkivat, kostumet, rekuizita, të cilat ishin vlera të një rëndësie të veçantë për një vend si Shqipëria.
Nga ana juaj, jo vetëm që nuk u reagua, por përkundrazi, me heshtjen tuaj dhe në disa raste edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, ju u dhatë të drejtë dhunuesve shtetërorë, legjitimuat dhunën dhe ishit kundër protestuesve paqësorë.
Nuk bëzatë, as kur reagoi Komisioneria e Komisionit Europian për Kulturën Marija Gabriel, e cila bashkë me europarlamentarë të tjerë apeluan për dialog mes palëve deri në ardhjen e një delegacioni të PE e as kur europarlamentarë dënuan ashpër ngjarjen barbare të datës 17 maj 2020.
Dhe pavarësisht kësaj, ju nuk reaguat as për aktin barbar të shembjes, as për fillimin e shembjes ndërkohë që brenda tij kishte artistë e qytetarë e as për dhunën, që shoqëroi shembja e tij.
Po kështu, ju nuk reaguat as për dhunën ndaj qëndrestarëve të AMT-së më datë 19.12.2020, çështje e cila është referuar në Organin e Akuzës dhe për të cilën nuk kemi asnjë informacion edhe sot e kësaj dite.
Si rezultat, sot Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë pa Teatër Kombëtar, pa kinema, cirk, biblotekë, muze, teatër kukullash, me mungesa shkollash, kopshtesh, çerdhesh, kënde lojrash e sportive.
Së treti, kemi mbi shtatë vjet, që protestojmë duke zhvilluar edhe një betejë ligjore në organet e drejtësisë, “e reformuar” prej bashkësisë ndërkombëtare.
Janë të dukshme shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e kësaj qeverie të korruptuar.
Ne nuk protestojmë për interesat tona vetijake, por për interesin publik, truallin publik, i cili, sikundër po del edhe tani së fundi, vidhet për t’ua falur të korruptuarve e mafiozëve. Korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë e Tiranës janë ulëritëse dhe padyshim përgjegjësi ka kryetari Erion Veliaj (jo më pak edhe shefi i tij Edi Rama), por ju me sa duket shihni vetëm “dhunën” e protestuesve dhe aspak dhunën dhe arrogancën e vjedhësve.
Kur ju është dashur, ju keni shkelur edhe konventat ndërkombëtare, duke ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit shqiptar, ndërsa në rastin e vjedhjeve skandaloze në Bashkinë e Tiranës, u dilni në mbrojtje vjedhësve.
Së katërti, besojmë se ju e dini, që Shqipëria është kthyer në një vend, ku paratë pastrohen sheshit, para syve tuaj, ku korrupsioni i pushtetarëve në bashkëpunim me mafien po e gërryen këtë vend. Ku ligjet shkelen haptazi, ku drejtësia është e drejtuar politikisht, ku lufta politike është e pandershme, ku vidhen zgjedhjet ditën për diell, ku krimi e droga bëjnë ligjin, ku fëmijët e pleqtë nxirren nga banesat e tyre me gaz në 5 të mëngjesit tek Astiri, 5 Maji, Bregu i Lumit, Shkozë dhe çuditërisht e gjithë kjo dhunë nuk ju bën përshtypje, por shqetësoheni për disa flakadanë (shumica përdoren çdo natë në festat e ditëlindjeve).
Kur qeveria shkel ligjet e rregullat, është e drejtë legjitime e qytetarëve të revoltohen e të reagojnë me çdo mjet për të mbrojtur interesat e tyre.
Reagimin tuaj e gjejmë jo vetëm të pavend, por edhe të nxituar nga ana diplomatike dhe dy janë konkluzionet: o jeni hipokritë, o jeni dakordësuar me pushtetarët mafiozë shqiptarë, të cilët nuk kanë skrupuj të korruptojnë të gjithë ata, që i pengojnë në rrugën e tyre të pasurimit të paligjshëm dhe të mosrespektimit të ligjit.
Së fundmi, ju garantojmë, se protestat do të vazhdojnë edhe më të ashpra, po qe nevoja, nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e politikës dhe organeve të drejtësisë, për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit e paskrupullt të pasurisë publike.
Ju ftojmë edhe ju të bëni presion mbi pushtetarët, që të reflektojnë, përpara se gjërat të përshkallëzohen më keq.
Ne jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar kauzën tonë deri në fund, si një kauzë në favor të interesit publik dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Deri atëherë, Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte./CNA
Mëngjesin e së shtunës IKMT ka nisur një aksionin për ...
This year, the Audiovisual Media Authority developed two t...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Deputy Edmond Spaho has expressed his revolt regarding the...
Today, the opposition, the Alliance for the Protection of ...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, has again threat...
The member of the Presidency of the DP, Grigels Muçollari,...
Deputetja Monika Kryemadhi ka shpërthyer në mbledhjen e Ko...
While MP Monika Kryemadhi gave her speech at the meeting o...
Today begins the official celebration of the Great and Bri...
Erion Veliaj has mobilized all patronageists to like the A...
The head of the Municipality of Tirana, Erion Veliaj, ...
After the scandal and corruption with "5D", the former...
Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar për protestën e...
SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula ng...
The head of the Environmental Agrarian Party will conv...
In a reaction made by the US embassy in Tirana today a...
The American Embassy in Tirana has called on all citiz...
The American Embassy in Tirana condemns the acts of vi...
Mayor Erion Veliaj's spies were present today at the p...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...