web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biseda me Mollën dhe Qaton/ Çfarë u gjet në telefonin e Nestor Muhametllarit

2024-04-02 09:43:00, Aktualitet CNA
Biseda me Mollën dhe Qaton/ Çfarë u gjet në telefonin e
Redi Molla dhe Mariglen Qato

CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar të Bashkisë Tiranë, të cilët ranë në pranga pas hetimeve për aferat e bëra me kompaninë "5 D". GJKKO ka dhënë 9 masa sigurie për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Mariglen Qato dhe Redi Molla ish-drejtorët e Veliajt, janë pronarët de-facto të kompanisë "5D" që kanë përfituar dhjetëra tendera publikë në shkelje të ligjit. 

Në dosjen hetimore nënvizohet se Nestor Muhametllarit, administratorit të kompanisë "5 D kontruksion sh.p.k" i është sekuestruar telefoni celeluar, ku në të janë gjetur jo pak të dhëna që kanë ndihmuar hetuesit. 

Nga kontrolli i telefonit ka rezultuar se ka pasur komunikime mes tij dhe Mariglen Qatos. 

"Gjatë hetimeve shtetasit Nestor Muhametllari i është sekuestruar aparati i telefonit celular i markës Samsung S8, për të cilin është kryer ekspertimi teknik. Nga këqyrja e të dhënave të përfituara nëpërmjet ekspertimit teknik ka rezultuar se ky aparat është përdorur për pak ditë. Por ka disa komunikime me vlerë provuese mbi faktet objeka procedimi. Konkretisht nga të dhënat e nxjerra ka rezultuar se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Mariglen Qato, të regjistruar me emrin "Mer Qato", ku në një nga bisedat i dërgon edhe një dokument që e përshkruan si "aplikimi për në Yzberisht", thuhet në dosjen hetimore. 

Ndërkohë është vërtetuar se Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me Redi Molla, ku bisedojnë për t'u takuar. Më 12 nëntor të 2021 është zhvilluar edhe një bisedë midis tyre. 

Biseda: 

Nestor: Ok L.thate.

Nestor: Erdhi pergjigjeja.

Redi Molla: Nonaaaaaa. Takojme ie duff. Për nja 40 min, jam me Merin.

Nestor: Ok, në rregull. 

Sipas hetuesve, kjo bisedë është bërë për një procedurë prokurimi që ka për objekt kryerjen e punimeve në vendin e quajtur "Liqeni i Thatë", e cila është fituar nga shoqëria “5D Konstruksion" sh.pk./CNA 

 





14:18 TODAY

Loja e

Të dielën, në shtëpinë e "Big Brother" mbërriti një za...

Lajmet e fundit nga