web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha justifikohet për zgjedhjet në Kukës: Hera e fundit që nuk kemi kandidat

2023-09-09 11:39:00, Politikë CNA

Basha justifikohet për zgjedhjet në Kukës: Hera e fundit që

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha në një dalje për mediat u justifikua për mungesën e një kandidati nga ana e tyre për zgjedhjet në Kukës.

Ai tha se respektuan vullnetin e degëve të Kukësit por sipas tij kjo do të jetë hera e fundit që ato nuk kanë kandidat.

“Ne respektuam vullnetin e degëve të Kukësit për të mos nxjerrë kandidat por kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje. Të gjithë duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe të jemi gati për përballje elektorale.”

Ai tha se do t'i shtrijnë dorën çdo shtresë për të normalizuar politikën.

“Sot reformojmë forumet e partisë. Gjithkush duhet ta shoh si test për reformism të PD-së. Duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar përçarjen  PD-së. Ne do të jemi të hapur, ftues, përfshirës pë rata që e pasurojnë aksionin tonë opozitar dhe që e zgjerojnë përfaqësimin politik. Ndërtimi i ekipeve drejtuese është process i hapur dhe i vazhdueshëm që ngjizet përmes frymës së skuadrës që mbizotëron mes nesh. Ne do t’ju shtrimë dorën intelektualëve, të rinjve, çdo shtresë për të normalizuar Politiken. Ky është përkushtimi ynë para shqiptarëve. Një PD që do t’ju shërbejë interesave të njerëzve. Që familjet shqiptare të kenë një jetë të dinjitetshme dhe të rinjtë të mos kenë frikë të ndërtojnë jetën këtu. Na takon të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve opsesionin për karrige. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe është detyra jonë t’ju tregojmë qytetarëve se në fund të këtij organizimi do të jemi pranë tyre.”/ CNA





Lajmet e fundit nga