web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha rrëfen/ Si e gjeti i ati të birin të sharruar me plumba në makinën e blinduar

2022-10-18 14:20:00, Aktualitet CNA

Artan Hoxha rrëfen/ Si e gjeti i ati të birin të sharruar me

Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi disa ngjarje kriminale që lidhen me Ervis Martinajn dhe shokët e miqtë e tij.

Hoxha ka folur me detaje rreth vrasjes së Klinsman Preçit vetëm pak ditë pas vrasjes së trefishtë në Fushë Krujë

Sipas Hoxhës, Preçi nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe ishte një viktimë e rastësishme, pasi objektiv i atentatit ishte Ylli Ibrahimi, një ndër shokët e Ervis Martinajt.

Në ABC neës, Hoxha ka thënë se  autorët kanë lëshuar 120 predha në drejtim të makinës së blinduar duke menduar se i vranë, por Ibrahimi shpëtoi.

Më tej ai ka rrëfyer momentin tragjik se se babai i Klisman Preçit e gjeti të birin të sharruar nga plumbat.

“Momenti tragjik është kur babai i Klinsman Preçit shkoi për t’i dhënë ndihmë viktimave dhe nuk e dinte që në vendin e shoferit ishte pikërisht djali i tij. Kur u dëgjuan krismat, ai ishte shumë pranë dhe shkoi ëpr ndihmë në krahun e Ylli Ibrahimit dhe pastaj gjeti të birin e tij në vendin e shoferit”, tha Hoxha duke shtuar se skuadra e qitësve profesionistë e kishte studiuar mirë terrenin për të realizuar vrasjen.

“Pas vrasjes, autorët dhe dy personat që kujdeseshin në terren për hapjen e shtegut të kalimit të tyre, hipën në makinën tip Audi dhe u larguan nga aty duke humbur gjurmët”, ka thënë Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga