
Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit, ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë.
Blinken ka vlerësuar Shqipërinë për bashkëpunimin dhe lidhjen e ngushtë mes dy vendeve.
Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të DASH, Blinken shton se SHBA është krenare që ka aleatë si Shqipëria, për promovimin e të drejtave të njeriut në botë.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë dhe ju uroj një festë të gëzuar për 111-vjetorin e Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë dhe partnerë të NATO-s të angazhuar për të forcuar përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi, për të çuar më tej bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe për të vazhduar mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë. Ne ju falënderojmë për mirëpritjen tuaj bujare dhe me zemër të hapur të afganëve dhe mbështesim fuqishëm integrimin tuaj të plotë në komunitetin euroatlantik, veçanërisht përmes përparimit në reformat e sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin e fuqishëm që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në 2015-2017. Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.
Lidhjet midis kombeve tona, të bazuara në vlerat, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Le të vazhdojë të përparojë puna jonë së bashku.” - thuhet në deklaratën e Blinken.
Kreu i diplomacisë amerikane konsiderohet si një mik i Shqipërisë pasi e ka treguar shpesh mbështetjen e tij.
Sot Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë dhe kanë qenë të shumta urimet për këtë festë./CNA
Monsignor Joani, Metropolitan of Korça and Voskopoja, ...
The rainy weather has not stopped Albanians from celeb...
While the Special Prosecutor's Office has launched an ...
SPAK has launched a property investigation for Erzen B...
Reshjet e shiut dhe moti i keq kanë krijuar probleme n...
Starting from next year, no traffic policeman will sta...
A service station near Flag Square in Vlora was engulfed i...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka zgjedhur të urojë fest...
Prime Minister Edi Rama remembered the legendary hero ...
Three residents of the Prodan area risked drowning in ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë sot i pran...
Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës së mbrëmshme në ...
Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlli...
Former Prime Minister Sali Berisha is in Vlora this mornin...
The former spokesperson of Sali Berisha, Juela Meçani,...
Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur një mënyrë ...
Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët....
Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike shqiptarë nga Ko...
Fredi Beleri, the elected head of the municipality of ...
At a time when the world is increasingly digitized, th...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...