
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk do të takohen gjatë samitit të kësaj jave në Maqedoninë e Veriut, raportoi agjencia ruse e lajmeve, TASS të hënën, duke e cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.
Uashingtoni nuk ka kërkuar takim dhe “nuk do të ketë takim”, tha Ryabkov.
Të hënën më herët, Lavrov tha se do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, nëse Bullgaria e hap hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse.
Po ashtu, Lavrov tha se disa vende perëndimore kishin kërkuar tashmë takime me të.
“Nëse dikush na afrohet, ne kurrë nuk ikim apo fshihemi”, u shpreh shefi i diplomacisë ruse.
Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heqë ndalesën e fluturimit të avionit rus që do të lejonte pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë ruse Lavrov në samitin e OSBE-së në Shkup.
Por, nga Shkupi thanë të hënën se nuk kanë marrë ndonjë zotim nga Sofja që Lavrovit t'i lejohet fluturimi në hapësirën ajrore bullgare.
“Maqedonia e Veriut nuk ka pranuar asnjë premtim nga Bullgaria që Sofja do të hapë hapësirën e saj ajrore për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që ai të marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup. Bullgaria ose Greqia duhet të vendosin nëse njëra prej tyre do të heqë sanksionet për fluturimet ruse apo të lejojë vetëm avionin e Lavrovit të fluturojë në hapësirën e tyre”, thanë për Radion Evropa e Lirë burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Këshilli Ministror i OSBE-së shihet si një ngjarje kyçe në të cilën do të vendoset se si do të funksionojë organizata në të ardhmen, duke pasur parasysh pengesat dhe bllokadat e vazhdueshme të vendosura nga Rusia që nga nisja e pushtimit të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.
Në të do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës./ REL
Në Argjentinë ka shpërthyer gripi i shpendëve. Zyrtar...
Një raport i hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hul...
Një virus i derrit ka infektuar një person në Britani ...
Gjatë fundjavës, Rusia kreu sulmin e saj më të madh me dro...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ans...
Kosova, si dhe dy vendet e tjera të Ballkanit Serbia dhe B...
Një burrë nga Koreja e Jugut është dënuar me një vit e...
Shpërthimi i Etnës javët e fundit po lë imazhe me bukuri t...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 27 nënto...
Ministri i jashtëm i Greqisë Stavros Papastavro, ka fo...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një ...
Në një artikull të botuar në gjermanen "Bild", korresp...
Një stuhi dëbore që solli erëra të forta ka mbul...
Më shumë se gjysma e evropianëve thonë se buxheti i ty...
Koreja e Veriut ka dërguar trupa në kufirin e saj jugo...
Rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes në Kinë, aktu...
Një atlet dhe ish-ushtar tajlandez qëlloi nusen e tij ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...