web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me flamuj kuqezi, shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nisen drejt Shqipërisë për festën e pavarësisë

2023-11-28 09:23:00, Aktualitet CNA
Me flamuj kuqezi, shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë
Shqiptarët

Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë nisur drejt Vlorës e Tiranës në këtë ditë të shënuar të 28 nëntorit, shpalljes se Pavarësisë.

Mëngjesi i sotëm pati fluks qytetaresh e mjetesh në Morinë, një pjesë e te cilëve edhe të organizuar për të kremtuar 111 vjetorin e Pavarësisë.

Ditën e sotme për herë të parë në vendin tonë do të do të organizohet Parada e Shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble Popullore.

Kjo ceremoni pritet të fillojë në orën 11:00. Parakalimi fillon nga sheshi "Nënë Tereza", si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit.

Ndërkohë, presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga