web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

111-vjetori i Pavarësisë/ Sot, Shqipëria feston Ditën e Flamurit

2023-11-28 07:55:00, Aktualitet CNA
111-vjetori i Pavarësisë/ Sot, Shqipëria feston Ditën e
Shpallja e Pavaresise

Sot, Shqipëria feston 111-vjetori e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet të pavarur.

Si sot, më 28 nëntor të vitit 1912, në Vlorë, u ngrit Flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë e Shtetet së kohës.

Më 28 nëntor shqiptarët kujtojnë ngjarjen e 1912-tës që ndodhi në Vlorë, ku u ngrit Flamuri Kombëtar, simbol i lirisë, i pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës.

Këtë 28 Nëntor, për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve.

Parada do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbledhë mbi 150 ansamble popullore.

Parada do të fillojë nga sheshi Nënë Tereza për të vijuar tek sheshi “Skënderbej” ku dhe od të zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit.

Nga ana tjetër krerët e shtetit do të jenë në Vlorë, në qytetin ku Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë./ CNA





Lajmet e fundit nga