web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Juli "zbulon" porosinë e fundit të të atit

2023-11-27 14:49:00, Aktualitet CNA
Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Juli "zbulon" porosinë e fundit
Zef dhe Julian Deda

Julian Deda ka ndarë me publikun porosinë e fundit të të atit, Zef Deda, para ndarjes nga jeta.

Në një postim në Instagram, Jul Deda shkruan se porosia e tij e fundit ishte "Ju du t'qeshun".

Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Juli "zbulon" porosinë e fundit
Postimi i Jul Dedës

"Porosia e tij e fundit "Ju du t'qeshun" do shkojë në vend. Familja jonë ju falenderon përzemërsisht secilin nga ju, për mbështetjen dhe respektin e treguar. Ju duam" - shkruan Deda teksa postimin e shoqëron me një fotografi të tijën bashkë me nënën dhe vëllain Mario.

Aktoi i njohur Zef Deda u nda nga jeta pak ditë më parë ndërsa la pas njëserë batutash e buzëqeshjesh për gjithq publikun shqiptar./ CNA

 





Lajmet e fundit nga