web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kurti dhe Rama shkrijnë akujt/ Shtrëngojnë duart në Ditën e Flamurit

2023-11-28 11:16:00, Aktualitet CNA
Kurti dhe Rama shkrijnë akujt/ Shtrëngojnë duart në
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, ku pjesë e saj ishin dhe kryeministri Edi Rama si dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Pikërisht në këtë ditë dy liderët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë shkrirë akujt dhe kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Rama dhe Kurti ndanë me qytetarët që kishin dalë për t’i pritur urimet për Pavarësinë e Shqipërisë. Pas përfundimit të ceremonisë është shkrepur dhe momenti i shtrëngimit të duarve.

Kujtojmë se debatet dhe thumbimet me Ramës dhe Kurtit kanë qenë shpesh në distancë për çështje dhe qëndrime të ndryshme që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi, ku si pasojë e mbajtjes së qëndrimit nga ana e Kurtit, Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive si një sanksion ndaj Kosovës.

Pas këtij veprimi, Kurti sërsish mbajti qëndrim duke mos e pritur Ramën në Kosovë gjatë turit të tij në Ballkan./ CNA





Lajmet e fundit nga