"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë sërish drejt Lindjes së Mesme të premten, ndërsa lufta mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon. Ekspertët nga ana tjetër, po përpiqen të kuptojnë nëse itinerari i zotit Blinken, do të përfshijë edhe një ndalesë në Turqi. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar Izraelin dhe e ka cilësuar Hamasin një "grup çlirimtar", një pozicion që bie ndesh me pikëpamjet e Uashingtonit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton.
Ndërsa lufta mes Izraelit dhe grupit militant Hamas vazhdon, Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të niset të premten drejt Izraelit, pas dy ndalesash në këtë vend, vetëm disa ditë pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, të ndërmarrë nga Hamasi, ndaj civilëve izraelitë.
Të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller, u pyet mbi objektivat kryesore të udhëtimit të zotit Blinken.
“Sekretari Blinken do të udhëtojë për në Izrael dhe Jordani të premten. Ai do të takohet me Kryeministrin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë izraelite, për t'u përditësuar me objektivat e tyre ushtarake dhe planet që kanë për përmbushjen e tyre. Zoti Blinken do të përsërisë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare si dhe do të diskutojë mbi nevojën për të marrë të gjitha masat paraprake, për të minimizuar numrin e viktimave civile, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare".
I pyetur nëse pjesë e axhendës së Sekretarit Blinken do të ishte dhe një ndalesë në Turqi, zoti Miller tha se dy ndalesat e vetme të konfirmuara, ishin Izraeli dhe Jordania.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u është bashkuar vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, që kanë dënuar Izraelin lidhur me sulmet e tij në Rripin e Gazës.
Gjatë një proteste masive pro-palestineze të shtunën në Stamboll zoti Erdogan tha se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është terrorist, dhe jo grupi militant i Hamasit.
Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore e kanë cilësuar Hamasin një grup terrorist. Koloneli në pension i ushtrisë amerikane, Rich Outzen, tha për Zërit e Amerikës se administrata Biden ka qenë e kujdesshme të mos provokojë aleatin strategjik të saj në NATO, por gjithashtu nuk ka qenë e etur të përqafojë qëndrimet e zotit Erdogan.
“Ekziston një lloj hezitimi për të krijuar një lidhje mes administratës amerikane me Erdoganin dhe ekipin e tij. Çështje si fotot e takimeve të nivelit të lartë mes dy presidentëve, apo vizita në nivel sekretarësh, nëse Sekretari Blinken shkon atje, apo dhe telefonata mes presidentëve, të gjitha këto janë gjëra që administrata Biden i ka trajtuar me shumë kujdes”, thotë Rich Outzen, i Këshillit të Atlantikut.
Shqetësimet ndërkombëtare janë në rritje lidhur me viktimat civile palestineze. Zoti Outzen thotë se Sekretari Blinken do të bëjë atë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë historikisht në situata të ngjashme në të kaluarën, të mbështesë Izraelin, por njëkohësisht ta nxisë atë që të përfundojë operacionet e sigurisë në Gazë, sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllimin për të minimizuar vdekjet në radhët e civilëve.
“Mendoj se qëllimi kryesor i kësaj vizite në rajon të zotit Blinken do të jetë të sigurojë, që të gjithë që të jenë të gatshëm të ushtrojnë masa parandaluese diplomatike dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe ushtarake, për të mbajtur Hezbollahun libanez, sirianët, apo ndonjë aktor tjetër, si iranianët, të cilët mbështesin forcat Huthi në Jemen, për të mos e përshkallëzuar situatën në një konflikt rajonal”, thotë zoti Outzen.
Ministri i Jashtëm i Iranit u takua të mërkurën në Turqi me homologun e tij turk. Dy diplomatët e lartë ndanë shqetësimin mbi mundësinë e përhapjes së luftës Izrael-Hamas në Siri, si dhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme. Turqia ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, kërkesë që Izraeli e ka refuzuar./ VOA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur po...
Delegatët nga 28 shtete, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë thirrje për një a...
Papa Françesku ka dhënë një zgjidhje për konfliktin mes Iz...
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinke...
Rastet e dyshuara të kolerës kanë arritur pothuajse në...
Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut...
Me sulmet e përditshme të forcave izraelite në javët e fun...
Gjykatësit hetues francezë të mërkurën vunë nën hetim ...
Kur Donald Trump u bë president në vitin 2017, ai ia kaloi...
Ukraina tha të mërkurën se 118 qytete dhe fshatra u bombar...
Bullgaria ka dëbuar një gazetar rus. Shkak për dëbimin...
Autoritetet dhe organizatat e shoqërisë civile në shumë ve...
Jordania ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael. Lajmi ës...
Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei u bë...
Gjykata e Lartë në Bjello Pole ka liruar nga paraburgimi s...
Një virus që shkakton ethe hemorragjike u zbulua për herë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur sot zg...
Të mërkurën, Prokuroria e Dhomave të Specializuara po ...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet të tjera po analizojnë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...