Mali i Zi liron dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë
Gjykata e Lartë në Bjello Pole ka liruar nga paraburgimi s...

Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei u bëri thirrje shteteve myslimane të ndalin eksportet e karburanteve dhe produkteve ushqimore që shkojnë në Izrael, si një masë sipas tij që do ta detyronte këtë vend të ndalte bombardimet ndaj Gazës. Lajmi u njoftua nga mediat shtetërore iraniane.
“Bombardimi i Gazës duhet të ndërpritet menjëhere dhe po kështu furnizimi me karburante dhe produkte ushqimore për regjimin Zionist”, tha Ajatollah Ali Khamenei gjatë një takimi me studentë në Teheran.
Që pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, gjatë të cilit Hamasi vrau 1,400 persona dhe mori peng rreth 240 të tjerë, Izraeli është betuar ta shkatërrojë grupin militant, që mbështetet nga Irani, e që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Izraeli ka ndërmarrë ndaj Gazës një fushatë ushtarake të pashembullt me bombardime të vazhdueshme. Sipas autoriteteve palestineze në Gazë, një rajon që qeveriset nga Hamasi, numri i të vdekurve ka arritur në rreth 8 mijë.
Përfaqësuesit e klerit iranian kanë paralajmëruar për përshkallëzim të konfliktit nëse Izraeli vazhdon me ata që ata e cilësuan “agresionin ndaj palestinezëve”. Po kështu ata kanë sinjalizuar se grupet e lidhura me Teheranin në Lindjen e Mesme janë të gatshme të veprojnë.
Irani e ka shndërruar kauzën palestineze në shtyllë politike të Republikës islamike që prej revolucionit islamik të vitit 1979 dhe në një formë që e pozicionon teokracinë shiite si udhëheqëse të botës myslimane.
Udhëheqësi kryesor i Iranit Khamenei akuzoi Shtetet e Bashkuara se janë bashkëfajtore me Izraelin për “krimet e kohëve të fundit ndaj palestinezëve”.
“Bota islamike nuk duhet të harrojë se për çështjen qenësore të Gazës, shtete që qëndruan kundër popullit të shtypur palestinez ishin Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania”, tha ai ndërkohë që turma brohoriste “Vdekje Izraelit” dhe “Vdekje Shteteve të Bashkuara”.
Izraeli, të cilin Teherani zyrtar refuzon ta njohë, akuzon klerin iranian se po nxit dhunë duke armatosur Hamasin. Irani thotë se e mbështet moralisht dhe se përkrah financiarisht grupin militant.
“Pafytyrësia më e madhe e Perëndimit është akuza për terrorizëm që ua drejton luftëtarëve palestinezë”, deklaroi udhëheqësi suprem i Iranit./Zëri i Amerikës
Gjykata e Lartë në Bjello Pole ka liruar nga paraburgimi s...
Një virus që shkakton ethe hemorragjike u zbulua për herë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur sot zg...
Të mërkurën, Prokuroria e Dhomave të Specializuara po ...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet të tjera po analizojnë ...
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë një bil...
Autoritetet e Pakistanit u kanë dhënë kohë 1.7 milionë...
Senatorë nga të dy partitë politike shprehën dyshime të ma...
Bolivia është bërë vendi i parë që ndërpreu lidhjet me...
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ai i Shtetit Antony...
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara vazhdon fushata për zgjedhje...
Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do të frymëzojë kërcënimin m...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një urdhër ekz...
Mbështetja në rritje e Presidentit turk Rexhep Tayyip ...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish kët...
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin pë...
Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur formimin e Qeverisë...
Operacionet ushtarake izraelite në Gazë vazhdojnë, ndërsa ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe ai i Sht...
Një ushtar izraelit, i cili u rrëmbye nga Hamasi është shp...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...